Zvicra ka legalizuar një “makinë vetëvrasëse” që lejon përdoruesit të vdesin pa dhimbje në më pak më pak se një minutë.
Kapsula “Sarco” në formë arkivoli lejon gjithashtu edhe përdoruesit që kanë paralizë të muskujve që ta përdorin atë duke pulitur sytë.
Pajisja e eutanazisë i premton njerëzve një vdekje pa dhimbje duke shkaktuar hipoksi dhe hipokapni. Hipoksia është një gjendje në të cilën nuk ka furnizim me oksigjen në inde, ndërsa hipokapnia është një gjendje e dioksidit të karbonit të reduktuar në gjak, e cila çon në vdekje.
Projekti ka filluar të shoqërohet me reagime negative për shkak të metodës së përdorur. Disa njerëz e kanë konsideruar makinën si një "dhomë gazi glamoroze".
Drejtori i organizatës jofitimprurëse Exit International, Dr. Philip Nitschke, i cili krijoi makinën vetëvrasëse, shpreson që pajisja e eutanazisë do të jetë e disponueshme për përdorim në Zvicër vitin e ardhshëm, raporton BCC.
Sarco, emër që vjen nga shkurtimi i sarkofagut, lejon përdoruesin të zgjedhë vendndodhjen e tij/saj të preferuar për një vdekje paqësore. Kapsula mund të shkëputet nga makina dhe më pas të shndërrohet në arkivol.
Vetëvrasja e asistuar, e njohur gjithashtu si vdekje e asistuar përmes ekipeve mjekësore, është e ligjshme në Zvicër. Në vitin 2020, rreth 1,300 njerëz përdorën shërbimet e organizatave të eutanazisë.