Relationships

5 shenja që periudha 'pushimit' në lidhjen tuaj mund të kthehet në ndarje

5 shenja që periudha 'pushimit' në lidhjen tuaj mund të

Ndonjëherë, edhe lidhjet më të shëndetshme kanë nevojë për kohë. Mund ta doni shumë njëri-tjetrin, por raporti juaj ka arritur në një pikë që mund ta keni të nevojshme për t'u shkëputur për pak kohë. Kjo, për t'u qartësuar me veten se çfarë doni të bëni më tej, apo çfarë ndjeni në të vërtetë për personin tjetër. Gjithsesi, nëse gjatë periudhës pushim mbizotërojnë shenjat më poshtë, ndarja mes jush është e pashmangshme.

Njëri prej jush po del me të tjerë në fshehtësi

Përpiquni të mos e keqkuptoni këtë. Nëse jeni totalisht të ndarë nga partneri, është e drejta juaj të bëni çfarë të doni, por nëse po merrni thjesht kohë për të kuptuar çfarë doni, s'do të ishte e ndershme t'i komplikonit gjërat me njerëz të tjerë. Për të gjitha palët, kjo vetëm sa do ta përkeqësonte situatën. Në fillim sqarohuni dhe më tej vijoni 

S'jeni të dy në një linjë

Që një shkëputje të jetë e suksesshme të dy partnerët duhet të jenë në një linjë. Kjo nis me diskutimet rreth limiteve dhe rregullave që do të vendosni si përshembull: A do të flisni gjatë kësaj kohe? Do të takoheni? Gjatë kësaj periudhe, duhet gjithashtu të dini që edhe partneri është me të njëjtat shpresa dhe qëllim si ju.

Njëri prej jush po bën përpara (dhe jo thjesht në mënyrë romantike)

Koha larg njëri-tjetrit duhet t'ju shërbejë për të parë se çfarë doni nga marrëdhënia, të punoni me veten dhe ta kuptoni atë, por nëse ti vë re që partneri po vazhdon 100% një tjetër rrugë ndryshe nga e jotja, gjërat mes jush janë drejt fundit. 

Partneri juaj refuzon të komunikojë me ju

Mungesa e dëshirës për të komunikuar tregon se diçka e madhe është thyer mes jush. Për t'u kthyer bashkë komunikimi është kushti numër 1, por nëse nuk e doni të dy, diçka nuk shkon.

Ti s'je e qartë fare për arsyen e shkëputjes

Nëse ditët kalojnë dhe ty të mundon dilema e arsyes pse ti dhe ai jeni larg njëri-tjetrit, atëherë diçka mes jush s'po shkon siç duhet. Kjo do të thotë që periudha e kohës vetëm duhet të jetë e qartë për të dy, në mënyrë që të merrni vendime të drejta për veten. Nëse ti je konfuze për arsyen, atëherë ndarja përfundimtare është vetëm çështje kohe.

Burimi: Bustle

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

5 signs that the 'rest' period in your relationship can turn into separation

5 shenja që periudha 'pushimit' në lidhjen tuaj mund të

Sometimes, even the healthiest relationships need time. You may love each other very much, but your relationship has reached a point where you may need to break up for a while. This, to clarify with yourself what you want to do next, or what you really feel about the other person. However, if during the break period the following signs predominate, separation between you is inevitable.

One of you is going out with others in secret

Try not to misunderstand this. If you are totally separated from your partner, it is your right to do what you want, but if you are just taking the time to understand what you want, it would not be fair to complicate things with other people. For all parties, this would only make the situation worse. Explain first and then move on 

You are not both in the same line

For a breakup to be successful both partners must be in line. It starts with discussions about the limits and rules you will set as an example: Will you talk during this time? Will you meet? During this period, you should also know that your partner has the same hopes and goals as you.

One of you is moving forward (and not just romantically)

Time away from each other should serve you to see what you want from the relationship, work with yourself and understand it, but if you notice that your partner is going 100% another way different from yours, things between you are towards the end. 

Your partner refuses to communicate with you

Lack of desire to communicate indicates that something big has broken between you. To get back together communication is the number 1 condition, but if you do not want both, something is wrong.

You are not at all clear about the reason for the separation

If the days go by and you are tormented by the dilemma of why you and he are far from each other, then something between you is not going right. This means that the time period just needs to be clear to both of you in order to make the right decisions for yourself. If you are confused about the reason, then the final split is only a matter of time.

Source: Bustle