Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2021: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

3 Dhjetor 2021

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2021: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2021: Shigjetari dhe Bricjapi

Ky do të jetë një super muaj për të mbyllur vitin! Tre trupa qiellorë do të mblidhen në shenjën tuaj- Mërkuri, Dielli dhe eklipsi i Hënës së Re në 3-4 dhjetor. E gjithë kjo energji do të vijë në 13 dhjetor dhe do të qëndrojë pothuajse përgjatë gjithë janarit. 

Eshtë konsideruar gjithmonë avantazh i madh të kesh Marsin në shenjën tënde, pasi do t'ju jap kurajo, vetëbesim dhe energji për të vazhduar para. Sigurisht që ndoshta nuk do të jeni fitues në të gjithë projektet tuaja, por do të punoni me intensitet, pasion dhe motivimi juaj do të jetë i parezistueshëm. Të gjithë do të duan t'ju mbështesin duke pritur që shkëlqimi i florinjtë të bjerë gjithashtu mbi ta. 

18 dhjetori vjen me lumturi dhe përfitime për ju. Hëna e Plotë do të ndriçojë shtëpinë tuaj të përgjegjësive dhe martesës. Të gjithë ju që jeni në një lidhje serioze, mund të fejoheni, martoheni këtë kohë. Nëse jeni aktualisht të martuar, mund të vendosni një qëllim në çift dhe të punoni për ta arritur bashkë. Vetëm mendimi i materializimit të ëndrrës suaj do t'ju emocionojë. 

Diçka tjetër shumë e rëndësishme do të ndodhë këtë muaj aty rreth datës 28 dhjetor. Po prisni të zhvendoseni në një tjetër shtëpi? Ky është viti më i mirë për të gjetur apartamentin e ëndrrave në lagjjen që keni dashur gjithmonë. Mos zgjidhni për opsionin e dytë më të mirë, prisni të dalë kështjella juaj e ëndrrave. Filloni kërkimet në shkurt dhe mars pasi janë muajt më me fat.

Mund të shpenzoni më shumë nga çfarë kishit planifikuar, por vlera e shtëpisë që do të blini do t'ju bëjë ta kuptoni diferencën. Nëse më vonë e shisni, do të mund të përfitoni edhe më shumë para, prandaj është investim i zgjuar. 2022-shi është vit i mirë edhe për të rinovuar, për të bërë rregullime apo për të lyer shtëpinë. 

Nata e Vitit të Ri do të jetë ditë e mbarë për ju- vetëm vendoseni si doni ta festoni dhe të realizohet. Bëjeni sipas mënyrës suaj, një darkë elegante buzë detit ose në shtëpi me familjen dhe qirinjtë mbi tryezë. Zgjidh çfarë i bën mirë zemrës suaj, ajo do të fitojë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2021: Shigjetari dhe Bricjapi

Ky muaj vjen duke ju pëshpëritur "kujdesuni me më shumë delikatesë për veten". Nëntori s'ishte muaj i thjeshtë për askënd me lajmet e papritura dhe ndryshimet dinamike të kushteve. Sidoqoftë, dhjetori do të jetë i qetë, i paqtë dhe do t'ju japë kohë të merrni frymë lirisht. 

Në fillim të dhjetorit, aty nga data 3-4 do të shihni sesi mbyllet një cikël dhe hapet një i ri. Sapo të hyni në periudhën e ditëlindjes, Marsi "do t'ju detyrojë" të punoni fort në vetmi, aty ku përqëndroheni më shumë, për të arritur kështu përfundimin e një projekti të rëndësishëm. Prandaj, nëse keni kohë të lirë tani, shfrytëzojeni pasi pas datës 24 janar do ta keni më të vështirë për ta bërë. 

Gjatë kësaj kohe, nëse i keni vënë ndonjë qëllim vetes është periudha perfekte për ta zbatuar. Kushtojini vëmendje gjumit, aktivitetit fizik dhe shëndetit mendor. Mund të nisni duke filluar nga sot, që viti i ardhshëm t'ju gjejë në versionin më të mirë tuajin. 

Hëna e Plotë e 18 dhjetorit do ta vërë theksin në shëndetin tuaj. Ndoshta keni për të bërë analizat vjetore, por mos u shqetësoni për përgjigjet pasi lajme të mira ju presin. 

Përsa i përket punës, do të merreni me një projekt të rëndësishëm +/- 4 ditë nga 18 dhjetori. Nëse jeni të vetëpunësuar, klienti do të jetë shumë i kënaqur me arritjet tuaja dhe do t'ju paguajë në mënyrë të menjëhershme, duke premtuar vazhdimësi bashkëpunimi. Nëse punoni për të tjerët, mund të merrni një bonus për punën e mirë që bëni. 

Progresi në karrierë do të nisë të ngadalësohet nga 19 dhjetori në 29 janar, kur Afërdita të jetë në prapavijë, por fatmirësisht kjo prapavijë mund të zgjasë vetëm disa javë. 

Ti kujdesesh shumë për rritjen e produktivitetit në punë, por gjatë periudhës së prapavijës përpiquni të qëndroni të qetë dhe merrni gjërat më ngadalë. Jepini vetes kohë për të pushuar dhe rifilloni sërish pas fundit të janarit. Mos publikoni asnjë produkt të ri nëse punoni në një industri të tillë gjatë periudhës së prapavijës. Prisni deri në datë 4 shkurt.

Nga ana tjetër, Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 14 janari në 3 shkurt, prandaj është e rëndësishme që disa gjëra t'i bëni në fillim të dhjetorit ose vendimet e rëndësishme t'i merrni pas 4 shkurtit. Në 28 dhjetor mund të blini një makinë të re, mund të udhëtoni larg vendit tuaj më shumë se zakonisht dhe gjtihashtu mund të zhvilloni aftësitë tuaja në artin e komunikimit, marketingut dhe shitjeve. 

Përsa i përket jetës personale, fillimi i 2022-shit do të sjellë një romancë surprizë. Duhet të jenë entuziastë për dhjetorin dhe çfarë vjen pas tij! 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.