Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2021: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

3 Dhjetor 2021

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2021: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2021: Peshorja dhe Akrepi

Udhëtimet janë në mendjen tuaj gjithë kohës kohës dhe dëshira më e madhe për momentin është të paketoni dhe të largoheni! Dhjetori duket si muaj udhëtimesh, por le të themi që as ky vit s'është në favorin tuaj për të udhëtuar në vende të largëta. 

Rreth datës 3-4 dhjetor do të lëvizni diku afër vendit ku jetoni, por do ta shijoni në maksimum. Eklipsi i Hënës së Re do të sjellë nevojën e firmosjes së një kontrate 10 ditë pas datës 4 dhjetor. 

Firmosni çdo lloj kontrate, por pasi të keni marrë konfirmimin nga avokati juaj në fillim të muajit. Pavarësisht asaj që ndodh për shkak të eklipsit, Saturni do të jetë në pozicion perfekt për të mbështetur përpjekjet tuaja dhe për të sjellë qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi në çdo veprim që ndërmerrni. 

Nëse firmosni letra tani, ato do t'ju vlejnë për një kohë të gjatë. Një tjetër mundësi e mirë udhëtimi është 18 dhjetori. Mund të shkoni në një qytet larg vendit ku jetoni, ose jashtë shtetit për të vizituar dikë të afërm. Dalja për pak kohë nga realiteti do t'ju ndihmojë të motivoheni sërish dhe të jeni më optimistë për jetën. 

Në 28 dhjetor, Jupiteri do të zhvendoset drejt Peshqve për herë të parë në 12 vite. Ky planet do t'ju sjellë dy përfitumi të rëndësishme. Së pari: shëndeti dhe fiziku juaj do të përmirësohen ndjeshëm dhe së dyti, karriera do të shkëlqejë! 

Nëse jeni të vetëpunësuar në biznesin tuaj, do të shihni sukses që s'e keni ndjerë prej kohësh, por edhe nëse punoni për të tjerët, 2022-shi do të jetë viti juaj! Do të keni shumë gjëra për të bërë, por do t'ja dilni mbanë duke shtuar kështu eksperiencën tuaj dhe aftësitë. Gjatë kësaj kohe, para datës 28 dhjetor, bëni diçka të veçantë me njeriun tuaj nëse jeni në një lidhje. Nëse jeni vetëm, dilni për darkë me miq dhe shijoni çdo minutë pushimi. Do të takoni njerëz të cilit nuk prisnit, por me të cilët keni shumë të përbashkëta. Momentet më të mira të këtij muaji do t'i keni mes datave 1 dhe 18 dhjetor.

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2021: Peshorja dhe Akrepi

Eshtë kohë festash dhe shpenzimet do të jenë më të larta se zakonisht. Faktikisht, kjo vlen për këdo, por ju keni qenë më të shqetësuar se të tjerët pasi po shihni shifra të larta që harxhohen dhe s'jeni mësuar me këtë. Duket sikur keni një qëllim të qartë dhe për ta realizuar këtë ëndërr që mbani në zemër do të punoni shumë fort, por mos e sforconi veten. Përsa i përket kursimeve, bëjini, por jo në gjëra që janë të pashmangshme. 

Këtë muaj jeni me fat pasi 3-4 dhjetori do të vijë me një rritje rroge, një bonus apo një ofertë të re pune, me një pagë edhe më të lartë se aktualja. Nëse jeni të vetëpunësuar, biznesi do të jetë në kohën më të mirë dhe nëse do t'ju duhet më shumë staf për të plotësuar punën, do të jeni në gjendje të gjeni kandidatë të mirë. 

Saturni do të jetë në kënd perfekt gjatë këtyre datave të dhjetorit, arsyeja pse do të ndiheni të sigurtë financiarisht. Prandaj, nuk ka asnjë arsye pse të mendoheni gjatë për shpenzimet në vijim, të ardhurat janë të forta dhe të sigurta. 

Këtë fundvit do t'ju përkëdhelin më shumë se vitet e tjera. Do të merrni dhurata, gift cards apo cash nga familjarët tuaj. Nëse kohët e fundit keni bërë një aplikim për kredi për të plotësuar kapitalin që ju duhet në lidhje me biznesin e ri, mund të dëgjoni lajme të lumtura aty nga 18 dhjetori. 

Ju pret një vit fantastik para! Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë, do t'ju ndriçojë drejt dashurisë së vërtetë. Nëse jeni vetëm, do të fitoni jackpot-in pasi takimet që ju presin në 2022-shin janë shumë më pasionante nga ç'e imagjinoni. Nëse jeni në një lidhje serioze ose të martuar, do të kaloni më shumë kohë bashkë gjatë vitit tjetër. Nëse po shpresoni për një bebush, filloni mendojeni aty nga shkurti ose fillimi i marsit. Do të keni shumë gjëra për t'u marrë në 2022-shin! 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI