KORONAVIRUS

Cilat janë simptomat e variantit Omicron?

Shkruar nga Anabel

30 Nëntor 2021

Cilat janë simptomat e variantit Omicron?

Varianti Omicron ka të ngjarë të përhapet më tej dhe paraqet një rrezik "shumë të lartë" global, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Një mjek në Afrikën e Jugut, i cili ishte një nga të parët që dyshoi për llojin e ndryshëm të koronavirusit, ka thënë se simptomat e variantit Omicron janë të buta dhe mund të trajtohen në shtëpi.

Dr. Angelique Coetzee, një mjeke private dhe kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, tha për Reuters se më 18 nëntor, ajo vuri re shtatë pacientë në klinikën e saj që kishin simptoma të ndryshme nga varianti dominues Delta, megjithëse "shumë të lehta".

Ajo trajtoi rreth 30 pacientë dhe tha se tipari më i zakonshëm dukej të ishte lodhja.

Si ndryshojnë simptomat e Omicron? Lodhja ishte një nga simptomat kryesore që pacientët e saj po raportonin, tha Dr. Coetzee. Simptoma të tjera ishin dhimbje koke e lehtë, dhimbje trupi dhe gërvishtje fyti, tha ajo për Agence France-Presse.

Ajo gjithashtu u shpreh se ndryshe nga varianti Delta, pacientët deri më tani nuk kanë raportuar humbje të shijes apo nuhatjes. Gjithashtu nuk pati rënie të madhe të niveleve të oksigjenit.