Dizajneri Tom Ford tha se “qeshi me zë të lartë” teksa shihte “House of Gucci”.
Ndonëse vlerësoi performancën e Lady Gaga-s si Patrizia Reggiani dhe Adam Driver si Maurizio Gucci, Tom Ford, i cili ishte drejtor artistik i Gucci-t midis viteve 1994 dhe 2004, ishte i ashpër me kritikat për filmin.
“Së fundmi, i mbijetova një filmi 2 orë e 37 minuta që është ‘House of Gucci’,” u shpreh ai. “Filmi është, mirë nuk jam shumë i sigurt se çfarë është saktësisht, por disi më dukej sikur i kisha mbijetuar një uragani kur u largova nga kinemaja. Ishte një farsë apo një përrallë rrëqethëse e lakmisë? Shpesh qeshja me zë të lartë, por duhet ta bëja?”
Pasi pa filmin, Ford tha se ishte "thellësisht i trishtuar për disa ditë" dhe se ishte e vështirë për të kuptonte humorin. “Unë dyshoj se do të jetë hit”. Sipas Ford, mjafton të përmendësh emrin Gucci dhe çdo gjë ecën. Në fakt, ka të drejtë. Shitjet e rrobave të Gucci-t janë rritur me 73% që pas publikimit të filmit.
Ford, i cili krijoi kompaninë e tij në vitin 2005 pasi u largua nga Gucci, si edhe më vonë ishte regjisor në filmat “A Single Man” dhe “Nocturnal Animals”, vlerësoi disa aspekte të filmit, “performancën e Gaga-s dhe Adam Driver, portretizimet e fuqishme nga i gjithë kasti, kostumet, setet mahnitëse".
Sot, familja Gucci publikoi një deklaratë, duke e konsideruar filmin "një fyerje për trashëgiminë mbi të cilën është ndërtuar marka sot”.