Health

Ç'mund të presim nga varianti i ri Covid-19, sipas ekspertëve tanë

Ç'mund të presim nga varianti i ri Covid-19, sipas

Rreth 3 ditë më parë, OBSH-ja e cilësoi zyrtarisht si shqetësues variantin e ri të Covid-19, të zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut dhe identifikuar si "Omicron". Përhapja e tij me shpejtësi në disa vende të Europës ka ngjallur panik në botë, por sa të rrezikuar jemi dhe ç'dihet deri tani për të?

Gjatë një lidhje direkte për "Abc Live", drejtori i zhvillimit të vaksinave “Geovax”, Arben Domi u shpreh se për momentin jemi ende në fazën e hipotezave dhe masat që po merren janë parandaluese. Përsa i përket numërit të lartë të mutacioneve, Domi tha se sipas tij ky mund të jetë një lajm i mirë ose i keq. 

“Për momentin jemi në fazën e hipotezave, bazuar në numrin e mutacioneve ka rreth 30 mutacione në zonën e spike-ut e cila është përgjegjëse për ta njohur nga antikorpet e prodhuar nga vaksinat. Për momentin nuk ka të dhëna të sakta, dhe të gjitha masat që janë marrë mund të duken të ekzagjëruara, por për mendimin tim janë thjesht parandaluese për një mundësi në të ardhmen, sepse do të duhen edhe dy- tre javë për të mësuar shkallën e rëndësisë të këtij varianti. Për mendimin tim ky variant mund të jetë shqetësues, por deri më tani duhet të jemi të kujdesshëm dhe jo në alarm.

Ka një numër jo normal të mutacioneve. Numri i madh i mutacioneve mund të prekë ciklin e zhvillimit të virusit që mund ta ngadalësojë ose dobësojë. Por mos të spekulojmë, të presim të dhënat.”- përfundoi ai.

Përsa i përket vendit të origjinës, Afrikë e Jugut, drejtori i zhvillimit të vaksinave u shpreh se ky është fakt mund të konsiderohet si lajm i mirë, ndryshe nga ç'do të ishte nëse do të zbulohej në një vend ku shkalla e vaksinimit është e lartë. 

“Mund të jetë rastësore. Por nëse do të ndodhte në një vend ku numri i vaksinimeve është i lartë mund të merrej si një lloj përgjigje të virusit ndaj vaksinave. Por në Afrikën e Jugut një element i tillë nuk ekziston… Nuk mendoj se është një reagim i virusit për t’i shpëtuar vaksinimit.”

Sipas tij, edhe ky dimër do të shoqërohet me rritje numrash të të infektuarëve si dhe shtrimet në spitale, kryesisht gjatë muajve dhjetor-janar.

“Dhjetori dhe janari do të ketë një rritje të konsiderueshme të të infektuarve, dhe të të shtruarve në spitale mbi 60 vjeç, pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo."

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

What can we expect from the new Covid-19 variant, according to Albanian experts

Ç'mund të presim nga varianti i ri Covid-19, sipas

About 3 days ago, the WHO officially described as disturbing the new variant of Covid-19, originally discovered in South Africa and identified as "Omicron". Its rapid spread in some European countries has caused panic in the world, but how endangered are we and what is known so far about it?

During a direct link for "Abc Live", the director of vaccine development "Geovax", Arben Domi said that at the moment we are still in the phase of hypotheses and the measures that are being taken are preventive. Regarding the high number of mutations, Domi said that according to him this could be good or bad news. 

"At the moment we are in the phase of hypotheses, based on the number of mutations there are about 30 mutations in the spike area which is responsible for recognizing the antibodies produced by vaccines. At the moment there are no accurate data, and all the measures that have been taken may seem exaggerated, but in my opinion they are simply preventive for a possibility in the future, because it will take another two or three weeks to learn the degree of the importance of this variant. In my opinion this variant may be disturbing, but so far we need to be careful and not on alert.

There are an abnormal number of mutations. The large number of mutations can affect the developmental cycle of the virus which can slow it down or weaken it. "But let's not speculate, let's wait for the data." - he concluded.

As for the country of origin, South Africa, the director of vaccine development said that this is a fact can be considered as good news, unlike what it would be if detected in a country where the vaccination rate is up. 

"It simply came to our notice then. But if it happened in a country where the number of vaccinations is high it could be taken as a kind of response of the virus to vaccines. "But in South Africa such an element does not exist. I do not think it is a reaction of the virus to escape vaccination."

According to him, this winter will be accompanied by an increase in the number of infected people and hospitalizations, mainly during December-January.

"December and January will have a significant increase in the number of infected, and hospitalized over the age of 60, regardless of whether they are vaccinated or not."