Lindsay Lohan është zyrtarisht e fejuar! Ishte vetë aktorja ajo që konfirmoi lajmin e zyrtarizimit të lidhjes me partnerin e saj Bader S Shammas, përmes një postimi në Instagram.
"Dashuria ime. Jeta ime, familja ime, e ardhmja ime."- shkruan Lohan në postimin dedikuar të fejuarit.
View this post on Instagram
Që prej fillimit të këtij viti, burime pranë aktores bënë me dije se Lindsay është më e dashuruar se kurrë me partnerin e saj Bader.
Ai dhe ylli i filmave janë bashkë prej dy vitesh, por zgjodhën ta jetojnë romancën larg kamerave dhe rrjeteve sociale.
Burimi: The New York Post