Celebrity Style

Pse Patrizia vishej shumë rrallë me Gucci?

Shkruar nga Anabel

27 Nëntor 2021

Pse Patrizia vishej shumë rrallë me Gucci?

Patrizia Reggiani, ish-gruaja e të ndjerit Maurizio Gucci, vrasjen e të cilit e urdhëroi vetë ajo, ishte e njohur për adhurimin që kishte për modën, megjithatë – pavarësisht dashurisë së madhe për Gucci-n si markë – ajo rrallë vishej me Gucci.

Pse Patrizia vishej shumë rrallë me Gucci?

Në një intervistë për Harper’s Bazaar, kostumografja Janty Yates tregoi se si ishte të punonte për filmin “House of Gucci”. “Na lejuan të futeshim në arkiv dhe morëm 15 ose 20 veshje. Ne përdorëm të gjitha çantat e tyre të arkivit, syzet e diellit dhe rripat,” tha ajo.

Pse Patrizia vishej shumë rrallë me Gucci?

“Mezi i prekëm. Ruheshin në një dhomë të sigurt në hotel, të mbyllura me çelës dhe i ruanin gjatë gjithë kohës,” shtoi Yates. Ajo u shpreh se për stilimin e veshjeve të Lady Gaga-s (që luan Patrizia-n) nuk përdori shumë veshje nga Gucci.

“Mendoj se Gucci është një kompani e mrekullueshme – rripa të shkëlqyer, këpucë dhe çanta të shkëlqyera – por moda e tyre në atë kohë ishte konservatore. Kur Tom Ford u bë pjesë, ai e shndërroi totalisht dhe atëherë u bë seksi, ishte qesharake. Patrizia ishte një zonjë shumë seksi. Ajo vishej për të bërë përshtypje, vendoste shumë bizhuteri. Ajo donte të tregonte gjinjtë e saj, belin e vogël dhe figurën epshore."

Sipas kostumografes, Patrizia vishej më shumë me YSL dhe Dior.

Në “House of Gucci”, film me regji të Ridley Scott, Adam Driver luan rolin e nipit të themeluesit të shtëpisë së modës Guccio Gucci, Maurizio, vrasja e të cilit në vitin 1995 organizua nga ish-gruaja e tij Patrizia Reggiani. E konsideruar nga mediat si "Vejusha e Zezë”, Reggiani qëndroi 18 vjet burg për punësimin e vrasësit.