Një puthje në buzë mes Sarës dhe Pajtimit (PM) ka shaktuar debate në shtëpi, ku më e pakënaqura duket se ka qenë Fifi. Kjo e fundit, gjatë diskutimit mbrëmjen e sotme, u revoltua pas opinionit të Balina Bodinakut, e cila i tha se reagimi i saj është i përsëritur.
"Fifi mendoj se ky është një reagim i përsëritur. Dhe më shumë sesa dashuron dashurinë, do vëmendjen. T'u duk sikur të iku një pjesë e vëmendjes tënde.."
Teksa opinionistja fliste, Fifi përsëriste pa pushim: "Arbana dua të lë shtëpinë" dhe menjëherë pas kësaj bie në dysheme papritur.
Momenti i papritur në spektakël, i gjeti të gjithë të papërgatitur dhe moderatorja Arbana Osmani u detyrua të kalojë në hapësirën publicitare, derisa gjendja e saj të përmirësohet.