TV Mania

Big Brother VIP – Zbulohet hyrja surprizë që do të habisë banorët dhe ju (përditësim)

Shkruar nga Anabel

23 Nëntor 2021

Big Brother VIP – Zbulohet hyrja surprizë që do të

Përditësim: Anabel.al zbulon se Eva Alikaj nuk do të hyjë këtë puntatë në shtëpinë e "Big Brother VIP". Për momentin, është e paqartë nëse aktorja është tërhequr nga vendimi apo do t'u bashkohet banorëve në javët në vazhdim.

Në një version të mëparshëm të këtij artikulli, u tha se shtëpisë së “Big Brother VIP” do t’i bashkohet një konkurrente e re, e cila do të habisë jo vetëm banorët, por edhe ju.

Pak ditë më parë, banorëve iu kërkua që të mësonin disa pjesë nga “Pallati 176” për t’i interpretuar. Burime për Anabel.al zbuluan se Eva do të surprizojë banorët dhe do të jetë konkurrentja më e re reality show-t.

Eva, e cila është rishfaqur në ekran së fundmi si aktore në serialin teen-drama “$NOB”, ka shprehur më parë se e ka menduar që të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.

“Unë në fakt kisha ndërmend të futesha. Paçka se [më thanë që të mos futesha] unë bëj atë që më thotë mendja ime,” tha Alikaj në një intervistë për “Goca & Gra”.

Big Brother VIP – Zbulohet hyrja surprizë që do të

Ajo shtoi se në të tilla formate “duhet të jesh vetvetja dhe po fitove, të fitosh për atë që je si njeri dhe jo si artist”.

MOS I HUMBISNI