Showbiz dhe TV

Jeta jo dhe aq e zakonshme e një artisteje shumëdimensionale si Hueyda El Saied

Shkruar nga Anabel

23 Nëntor 2021

Jeta jo dhe aq e zakonshme e një artisteje shumëdimensionale si Hueyda

Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied ishte tronditëse për këdo që ka patur rastin të njohë nga afër artisten ose ta ndjekë atë përmes ekranit e së fundmi përmes rrjeteve sociale. Karriera profesionale, nga baleti në televizion, nga piktura te teatri, nga gazetaria te të drejtat e njeriut, si edhe jeta personale, nga tradhtia te dashuria, kanë qenë jo fort të zakonshme dhe si e tillë, figura e saj mbetet një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar.

Me origjinë të cilën e ka përshkruar si “treçerek nga Sudani”, Hueyda lindi në Tiranë dhe u rrit nga e ëma pa praninë e të atit. Pas moshës 3-vjeçare, ajo ka rrëfyer se për shkak të sistemit komunist, të atin e takoi sërish pas 16 vitesh. ”Mamaja ime ka dhënë gjak për të më ushqyer mua,” u shpreh ajo në vitin 2017 në “Wake Up”.

Pavarësisht vështirësive ekonomike, Hueyda e gjeti rrugën për të ndjekur ëndrrën e saj, e cila në adoleshencë ishte baleti. Figura e saj u bë e njohur për publikun pasi u shpall fituese e konkursit të kërcimit “12 vallëzime pa një të shtunë”.

Jeta jo dhe aq e zakonshme e një artisteje shumëdimensionale si Hueyda

Pas spektaklit, u bë pjesë e televizionit si moderatore, për shembull “Venus Talk Show” dhe herë pas here u shfaq në programe televizive si “Një këngë për ty”.

Jeta jo dhe aq e zakonshme e një artisteje shumëdimensionale si Hueyda

Pasi u largua nga Shqipëria në vitin 1994, Hueyda u vendos në Francë dhe vazhdoi karrierën në kërcim, si balerinë dhe koreografe në kanalet televizive France 2, TF1 dhe M6. Në atë periudhë, baleti ishte fusha ku u përqëndrua dhe u bë pjesë e shfaqjeve të ndryshme televizive për këngëtarë dhe grupe si Lara Fabian, Moos, Donna Summer, Nigel & Marvin dhe interpretoi në videoklipet e Alizée,  Florent Pagny, Fezaa, Etienne Daho etj.

Jeta jo dhe aq e zakonshme e një artisteje shumëdimensionale si Hueyda

Përveç baletit, Hueyda lëvroi edhe fusha si letërsia me botimin e romaneve të saj “Ngjyra e lëkurës sime” dhe “Maska e zemrës”; teatri dhe filmi ku luajti në dramën “Duke pritur Godonë” në Teatrin Kombëtar të Kosovës apo rolet artistike në “The Dancer” dhe “Femme de loi”; modeling në fushata televizive në Francë, Belgjikë, Portugali etj; gazetari përmes shkrimit të artikujve të ndryshëm; dhe drejtësi dhe ligj, fushë në të cilën u diplomua shkëlqyeshëm me diplomë Master në “Bashkëpunim Ndërkombëtar, të Drejtat e Njeriut dhe Politika Europiane" në Itali.

Jeta jo dhe aq e zakonshme e një artisteje shumëdimensionale si Hueyda

Përpos këtyre fushave, Hueyda njihej më së shumti për pikturat në të cilat përziente materiale të ndryshme të frymëzuara nga kozmosi dhe galaktika. Disa prej tyre ishin pjesë e koleksioneve private të adhuruesve të pikturës nëpër botë.

Jeta jo dhe aq e zakonshme e një artisteje shumëdimensionale si Hueyda

Përmes një çiltërsie që e karakterizonte vazhdimisht, Hueyda nuk ngurroi të fliste publikisht për tema private dhe delikate. Në 2017-n, ajo rrëfeu për “Top Show Magazine” se bashkëjetesa 5-vjeçare kishte fund për shkak të tradhtisë.

“Si mund të ndihet një njeri që tradhtohet? Dy javët e para qava. Pastaj thash unë duhet të mbledh veten, nuk jam as e para as e fundit. Jeta vazhdon.  Dashuria mbaron. Ai më ka dhënë dhuratën më të bukur, Gabriel-in,” tha ajo asokohe.

Megjithatë, artistja e gjeti sërish rrugën për te dashuria. Në fund të vitit të kaluar, u martua në një dasmë sekrete me partnerin Thierry Grosjean, i cili birësoi edhe djalin e saj nga marrëdhënia e mëparshme.

Jeta jo dhe aq e zakonshme e një artisteje shumëdimensionale si Hueyda

“Më në fund, kam familjen që kam ëndërruar. Thierry me shaka thotë që na ka zgjedhur Gabrielin dhe mua në katalog, por Gabrieli dhe unë themi të njëjtën gjë për të, ndaj falenderojmë Zotin që bëri që Thierry të ‘hapte’ faqen ku ishte fotografia jonë dhe nuk u tremb teksa pa që po lotonim. Përfundimisht jeta ka më shumë imagjinatë se ne dhe është e bukur, shumë e bukur madje.”

Jeta jo dhe aq e zakonshme e një artisteje shumëdimensionale si Hueyda

El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare. Ndonëse nuk foli kurrë për sëmundjen, ajo vuante nga kanceri i gjirit në një fazë të zhvilluar.

“Sa lajm i trishtë. Ishte shumë solare dhe e ëmbël”, “Është pak të thuash sa e mrekullueshme ishte”, “Artiste shumë e rrallë. Buzëqeshja e saj do i mungojë ekranit”, “Njeriu më pozitiv që ndiqja në Instagram”, “Një nga gratë me tërheqëse dhe modeste” janë disa prej komenteve të njerëzve në Anabel.

El Saied do të kujtohet si një nga portretet më të ëmbla të ekranit shqiptar, si vajza e shumë talenteve, e cila përcillte gjithmonë pozitivitet në çdo intervistë të saj.

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI