Showbiz

Ndahet nga jeta Hueyda El Saied

Ndahet nga jeta Hueyda El Saied

Artistja Hueyda El Saied është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare.

Mësohet se Hueyda, e cila nuk foli kurrë për sëmundjen, vuante nga kanceri i gjirit në një fazë të zhvilluar.

Në fund të prillit të këtij viti, ajo preu flokët. “Ju lutem, mjaft më shkruajtët ‘rriti flokët’, ‘i kishe më të bukura të gjata’, ‘na mungojnë kaçrrelat e tua’ etj etj. Unë nuk dua nga ju vetëm komplimenta, kam nevojë për këshillat tuaja. Por duhet të kuptoni një gjë: Aktualisht, me këto flokë të shkurtra unë ndihem shumë mirë,” shkroi ajo asokohe.

"Hueyda zemër, me ç’lajm të trishtë u zgjova sot. Ke qenë gjithnjë një engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë," shkroi miku i saj, gazetari Bledi Strakosha, pak çaste më parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BSM - Bledi Strakosha Media® (@bledistrakosha)

"Lamtumirë shoqe e vogël," postoi në rrjete sociale kryeministri Rama, ndërsa gazetari Blendi Fevziu shkroi "
Ishe e re dhe e doje jetën shumë për të ikur kaq herët. U prehsh ne paqe Hueyda."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Hueyda, e lindur në Tiranë nga një nënë shqiptare dhe baba sudanez, u bë e njohur në Shqipëri pasi fitoi konkursin televiziv të kërcimit “Dymbëdhjetë vallëzime pa një të shtunë". Më pas, u angazhua në televizion si prezantuese, ndërsa në vitin 1994 u vendos në Francë ku vazhdoi karrierën në kërcim, si balerinë dhe koreografe.

Ndahet nga jeta Hueyda El Saied

Në vitin 2000, botoi romanin e saj të parë “Ngjyra e lëkurës sime”, ndërsa në vitin 2006 romanin “Maska e zemrës”.

Hueyda njihej edhe për pikturat në të cilat përziente materiale të ndryshme të frymëzuara nga kozmosi dhe galaktika.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hueyda El Saied Grosjean (@hueyda_artwork)

Para se të ndahej nga jeta, jetonte në Luksemburg së bashku me bashkëshortin dhe djalin.

Ndahet nga jeta Hueyda El Saied

Hueyda El Saied ishte nënë e një djali 6-vjeçar, Gabrieli, nga marrëdhënia me ish-partnerin Michael Tamisier. Në dhjetor 2020, Hueyda u martua me Thierry Grosjean, i cili birësoi Gabrielin.

El Saied do të kujtohet si një nga portretet më të ëmbla të ekranit shqiptar, e cila përcillte gjithmonë pozitivitet në çdo intervistë të saj.

REELS

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼

POV: Ka ndodhur një super dramë në punë dhe ti ishe i vetmi që dëgjove gjithë sherrin

Retinol Booster Serum – Jeclaire Rezultatet e fuqishme të retinolit, pa skuqje, pa tharje, pa irritim. 3 retinoide bimore + 0.3% Vit A për lëkurë më të lëmuar, më të ndritshme, më të fortë. Me acid hialuronik & vitamin complex – ushqen, rigjeneron, mbron. Përdor në darkë, SPF ditën. #Jeclaire #RetinolBooster #skinconfidence

😍😍😍😍😍

Si unë në maturë 😩

Kur një burrë do shumë fëmijë duket sikur do që edhe gruas “t’ia lidh këmbët”

“Mos ik o trim”

Separated from life Hueyda El Saied

Ndahet nga jeta Hueyda El Saied

Artist Hueyda El Saied has passed away at the age of 46.

It is learned that the artist, who never spoke about the disease, was suffering from breast cancer at an advanced stage.

In late April of this year, Hueyda cut her hair. "Please, you wrote me a lot, 'grow your hair', 'you had the most beautiful long hair', 'we miss your curls', etc., etc. I do not just want compliments from you, I need your advice. But you have to understand one thing: Currently, with these short hair I feel very good, "she wrote at the time.

Updated article *