OBSH- Deri tani, asnjë fatalitet nuk lidhet me variantin e ri të Covid-19, Omicron
Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi është shprehur se nuk ka vend për panik në lidhje me variantin e ri të koronavirusit, por thjesht nevojitet vigjilencë. Deri më tani, Omicron është i përhapur në 40 vende, por akoma nuk ka një studim që tregon nëse varianti i ri ka një nivel më të lartë transmetueshmërinë ose më i aftë për t’iu shmangur vaksinave.
Thënë këtë, OBSH shtoi se deri tani nuk ka informacion për ndonjë vdekje që lidhjet me variantin e ri Omicron të Covid-19. Sipas studimeve të deritanishme, Omicron është jashtëzakonisht ngjitës, por shkakton vetëm një sëmundje relativisht të lehtë te personat e vaksinuar.
Talebanët ndalojnë martesën me detyrim.
Dje u njoftua se martesat e detyruara për gratë në Afganistan do të ndalohen, një vendim që mund të përmbushë kriterin që komuniteti ndërkombëtar e konsideron një parakusht për njohjen e qeverisë së tyre.
"Si burrat ashtu edhe gratë duhet të jenë të barabartë dhe askush nuk mund të detyrojë gratë të martohen me forcë ose nën presion."- thuhet në njoftimin e vendimit të marrë.
Zvicra dhe Belgjika forcojnë masat anti-Covid
Frika e përhapjes së varianteve të reja, ka bërë që Zvicra të forcojë edhe më masat anti Covid-19. Në vendimin e fundit u tha se të gjithë njerëzit që do të hyjnë në Zvicër, përfshi këtu të vaksinuarit dhe ata që e kanë kaluar Covid-19 do të duhet të testohen paraprakisht.
Ministria e Punëve të Jashtme njofton se duke nisur nga sot të gjithë personat që hyjnë në Zvicër duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht.
Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.
Nga ana tjetër, edhe Belgjika ka ashpërsuar masat për shkak të shtimit të numrit të të infektuarëve.
Gjatë sezonit të festave, shkollat dhe kopshtet do të mbyllen një javë para datës 20 dhjetor. Fëmijët duke nisur nga 6-vjeç e lart duhet të vendosin maska e ndërsa limiti i njerëzve që mund të qëndrojnë në ambiente të mbyllura është 200.
Në Francë, bullizimi në shkollë mund të dënohet me burg!
Ligji i ri i miratuar nga deputetët francezë do të kriminalizojë bullizimin në shkollë, duke siguruar që çdo individ që e ushtron të dënohet në masën që meriton.
Legjislacioni i propozuar do ta bëjë ngacmimin në shkollë një vepër penale specifike, për të cilën mund të mbahen përgjegjës ose nxënësit ose stafi i shkollës. Fajtorët do të paguajnë gjoba duke nisur nga 45 mijë euro deri në 3 vite burg!
Në rast se i bullizuari tenton të kryejë vetëvrasje, dënimi mund të shkojë deri në 10 vite burg dhe gjoba deri në 150 mijë euro. Në shkollat e Francës, 1 në 10 nxënës përballet me bullizmin çdo ditë.
Burimi: The Guardian, Euroneës, Reuters