KORONAVIRUS

Studimi: Mbajtja e maskës është për momentin masa e vetme më efektive kundër Covid

Shkruar nga Anabel

18 Nëntor 2021

Studimi: Mbajtja e maskës është për momentin masa e vetme

Mbajtja e maskave është masa e vetme më efektive e shëndetit publik në trajtimin e Covidit, duke reduktuar incidencën me 53%, tregon studimi i parë global i këtij lloji.

Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe shpëtojnë jetë në mbarë botën. Por nuk sigurojnë mbrojtje 100%, shumica e vendeve nuk i kanë vaksinuar të gjithë dhe nuk dihet ende nëse vaksinat do të parandalojnë transmetimin e ardhshëm të varianteve të reja të koronavirusit.

Një rishikim sistematik dhe analizë e ndërhyrjeve jo farmaceutike ka dalë në përfundimin se mbajtja e maskës, distancimi fizik dhe larja e duarve janë të gjitha masa efektive në frenimin e rasteve – mbajtja e maskës është më efektive.

“Ky rishikim sistematik dhe analizë sugjeron se disa masa mbrojtëse personale dhe sociale, duke përfshirë larjen e duarve, mbajtjen e maskave dhe distancimin fizik janë të lidhura me reduktimin e incidencës së Covid-19,” shkruajnë studiuesit në The BMJ, revistë e përjavshme mjekësore, një nga revistat mjekësore më të vjetra në botë.

Rezultatet nga më shumë se 30 studime nga e gjithë bota u analizuan në detaje, duke treguar një reduktim statistikisht domethënës - 53% të incidencës së Covid nga mbajtja e maskës dhe 25% nga distancimi fizik.

Analiza e detajuar nuk ishte e mundur për masa të tjera, duke përfshirë karantinën dhe izolimin, bllokimet mbarëbotërore dhe mbylljet e kufijve.

MOS I HUMBISNI