Genta Ismajli dhe partneri i saj, Usta, do të bëhen prindër jo të një, por të dy fëmijëve.
Në një postim në Instagram – ku Genta dhe Usta pozojnë pranë njëri-tjetrit në një sfond të bardhë – këngëtarja shkruan “Faleminderit Zot”, shoqëruar me dy emoji engjëlli.
Në një foto tjetër me dy trupore, në njërën shkruhet “nuk do të kemi një”, ndërsa në truporen tjetër “por dy fëmijë”. Këngëtarja bëri të ditur se binjakët do të vijnë në jetë në janar.
View this post on Instagram
Çifti konfirmoi shtatzëninë në tetor. “Gjithçka po bëhet më e çuditshme dhe unë pyes veten se kush je, kush në jetë do të bëhesh e kujt nga ne do t’i ngjasosh?” shkroi Ismajli në një video.
Genta bëri publike lidhjen me biznesmenin turk në nëntor 2019, ndërsa në shkurt tregoi se është fejuar dhe gjithçka është bërë serioze.
“Unë dhe i dashuri im jemi njohur në një restorant. Jemi takuar aty, e kemi parë njëri-tjetrin dhe mendoj që ka qenë dashuri me shikim të parë,” ka thënë ajo e ftuar në “Prive”.