Celebrity Style

Të gjitha, do të doni të vishni një fustan si ky i Lady Gaga-s për festat e fundvitit

Shkruar nga Anabel

17 Nëntor 2021

Të gjitha, do të doni të vishni një fustan si ky i Lady

Krishtlindjet janë rrugës dhe me siguri keni filluar të mendoni çfarë do të vishni për darkën e 24 dhjetorin, apo atë të ndërrimit të viteve. Lady Gaga jua thjeshtësoi punën! Gjatë premierës së 'House of Gucci', aktorja u shfaq e veshur me një fustan të zi, për të mrekulluar këdo që e pa! 

Të gjitha, do të doni të vishni një fustan si ky i Lady

Gaga zgjodhi fustanin e krijuar nga Armani Prive, dizajn sa i thjeshtë aq edhe sensual, pa kohë dhe elegant. Eshtë fiks nga ato fustane që do t'i bëni screenshot për t'i ruajtur modelin. I gjatë gjer në fund të këmbëve dhe dekolteja prej dantelle përfundon me një lidhje elegante në qafë. 

Të gjitha, do të doni të vishni një fustan si ky i Lady

Perfekt për darka festive, sidomos ato të fundvitit. Ndërkohë, "House of Gucci" do të shfaqet në 24 nëntor, që përkon me ditën e Falenderimeve. Pjesë e kastit të filmit të shumëpërfolur janë emra si Adam Driver, Jared Leto, Jeremy Irons, Salma Hayek dhe Al Pacino.

Burimi:Cosmopolitan

MOS I HUMBISNI