Pasi u tërhoq nga detyrat zyrtare mbretërore, afërmendsh që Meghan Markle mund t’i jepte lamtumirën kodit mbretëror të veshjes, siç u vu re në daljen e fundit publike, në mbrëmjen gala të Salute to Freedom (11 nëntor), një mbrëmje që nderon veteranët ushtarakë përpara Ditës së Veteranëve dhe mbledh fonde për programet edukative të muzeut.
Siç mund ta keni lexuar, e pashqetësuar nga kufizimet e rrepta të stilit të monarkisë – pa dekolte, grim të theksuar – dukesha e Sussex-it u shfaq me një fustan nga koleksioni Vjeshtë 2022 i Carolina Herrera, këpucë Giuseppe Zanotti, vathë diamanti, flokë të mbledhur topuz dhe një spil me lulëkuqe në nder të Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar që nderon anëtarët e forcave të armatosura të cilët kanë vdekur në krye të detyrës.
Në rrjete sociale njerëzit kanë kritikuar pamjen e saj duke e konsideruar si të papërshtatshme. “Nuk kam fjalë,” tha biografja mbretërore Angela Levin. “Nuk është një pamje e mirë për një ceremoni përkujtimore ushtarake,” shkroi një person në Twitter.
“Kushdo që stilon Meghan Markle dëshpërimisht ka nevojë që të shkruhen artikuj për të,” tha një i tretë. “Fustani është krejtësisht i papërshtatshëm dhe tregon një mungesë të tmerrshme respekti për rastin, duhet të ishte i përulur dhe i matur,” lexohet në një tjetër koment.
Words fail me. https://t.co/G7q9oNg2BD
— Angela Levin (@angelalevin1) November 11, 2021
Disa e krahasuan me Emma Stone te “Cruella”.