Parfume

Doni të keni një aromë karakteristike? 5 hapa për të gjetur parfumin e jetës

Shkruar nga Anabel

12 Nëntor 2021

Doni të keni një aromë karakteristike? 5 hapa për të

Sado e lehtë të duket, zgjedhja e një parfumi mund të jetë një proces i ndërlikuar, por ju mund ta thjeshtoni.

Zgjidhni notat

Çdo parfum apo kolonjë përbëhet nga "nota". Këto nota përcaktojnë aromën e përgjithshme dhe përbëhen nga tre shtresa të ndryshme të cilat bashkëveprojnë për të krijuar një erë specifike.

Disa parfume, për shembull, do të konsideroheshin floralë dhe përmbajnë nota të ndryshme aromatike si trëndafili, jasemini ose barbaroza. Të tjerat mund të jenë pak më fruta, me nuanca të agrumeve ose mollës. Parfumet ekzotike përmbajnë nota pikante apo kanellë. Aromat e meshkujve kanë gjithashtu nota të ndryshme. Aromat e myshkut kanë një ton më të rëndë, më mashkullor.

Doni të keni një aromë karakteristike? 5 hapa për të

Gjithmonë është mirë të përcaktoni se cilat lloje parfumesh preferoni dhe më pas të shihni notat bazë përpara se të merrni vendimin për t’i blerë. Përsa i përket qëndrueshmërisë, notat e para zgjasin 5 deri në 15 minuta, ato të mesme 20 minuta deri në 1 orë, ndërsa notat bazë për orë (ose ditë) me radhë.

Doni të keni një aromë karakteristike? 5 hapa për të

Zgjidhni përqendrimin

Parfumet vijnë në katër nivele të ndryshme përqendrimi. Parfumet me përqendrim të lartë kanë një aromë më të fuqishme dhe zgjasin më shumë.

Parfumi – zakonisht zgjat gjithë ditën me vetëm një aplikim te kyçet e dorës ose qafë.
Eau de parfum – zakonisht zgjat rreth 6 orë pas aplikimit.
Eau de toilette – zakonisht kërkon më shumë se 1 aplikim gjatë ditës që të zgjasë.
Eau de cologne – zakonisht zgjat deri në 2 orë.

Doni të keni një aromë karakteristike? 5 hapa për të

Testoni aromën

Përpara se të vendosni të blini një parfum, duhet patjetër të bëni disa teste të thjeshta për t'u siguruar që është diçka që do të dëshironi ta mbani. Megjithatë, çelësi është ta provoni pak aromën në lëkurë.

Lëkura ka kodin unik të hormoneve dhe feromoneve që mund të ndryshojnë pak ose edhe jashtëzakonisht shumë mënyrën e aromës. Është mirë të spërkatni një sasi të vogël te kyçet e dorës, të prisni disa çaste dhe më pas të nuhasni.

Doni të keni një aromë karakteristike? 5 hapa për të

Mos provoni shumë aroma në të njëjtën kohë

Testoni aromat e zgjedhura në zona të ndryshme të lëkurës për të paktën 24 orë përpara se të merrni një vendim. Në këtë mënyrë, mund të vlerësoni vërtet dhe kuptoni se si do të përhapet parfumi në lëkurë.

Ndiq instiktin

Kurrë mos blini një parfum bazuar te opinionet e të tjerëve. Është një zgjedhje personale, kështu që zgjidhni çfarë i përshtatet stilit tuaj.

MOS I HUMBISNI