Celebrity Style

Lady Gaga tregon pse ‘qëndroi brenda vezës për 3 ditë’ para Grammy 2011

Shkruar nga Anabel

9 Nëntor 2021

Lady Gaga tregon pse ‘qëndroi brenda vezës për 3

Gjatë gjithë karrierës së saj, Lady Gaga ka dëshmtuar se nuk është aspak e zakonshme kur vjen puna te stili i saj. Nëse e keni harruar, në Grammy 2011, Lady Gaga shokoi të pranishmit në tapetin e kuq kur u shfaq brenda një veze.

Në një bisedë me British Vogue, ylli i popit u nda te disa nga veshjet e saj më ikonike. “Të gjithë e quajnë vezë, por në fakt ka qenë një enë e projektuar nga Hussein Chalayan.”

Lady Gaga tregon pse ‘qëndroi brenda vezës për 3

Ajo vazhdoi, “Kishte tepër rëndësi për mua se si dukej moda për këtë performancë aq sa një natë para performancës thashë: ‘Moda është e gabuar, ne nuk e kemi atë. Na duhet të jetë lateks. Ne kemi nevojë për lateks nude.”

Lady Gaga tregon pse ‘qëndroi brenda vezës për 3

Si Gaga ashtu edhe ekipi që e çoi në tapetin e kuq ishin të veshur tërësisht me copa lateksi ngjyrë kafe.

“Nëse dini ndonjë gjë rreth kërkimit të lateksit, vite më parë ishte shumë e vështirë të gjeje lateks diku tjetër përveç një dyqani me lodra seksi. Ne gjetëm lateks në një kompani autobusi që kishte lateks të cilin e përdornin për të mbuluar sediljet.”

Gaga shtoi se qëndroi brenda vezës për tre ditë.

“Të jem e sinqertë, në shfaqjet e çmimeve, veçanërisht gjatë asaj kohe, nuk më pëlqente të flisja me njerëz. Gjithmonë kam ndjerë se kanë ndikuar te performanca, kështu që në shumë mënyra kjo përfaqësonte përkushtimin tim ndaj profesionit dhe doja të isha vetëm me veten.”