Social Buzz

$NOB - seria 2: Çfarë do të ndodhë

Shkruar nga Anabel

9 Nëntor 2021

$NOB - seria 2: Çfarë do të ndodhë

Ndonëse të paftuara, Tesa (Ketjona Pecnikaj) dhe Sara (Altea Lazaj) janë zyrtarisht kryefjala e festës në vilën e bashkëmoshatarëve të tyre milionerë. 

$NOB - seria 2: Çfarë do të ndodhë
Ne foto: Sara (Altea Lazaj) dhe Tesa (Ketjona Pecnikaj)

Misioni i radhës për këta të fundit, përveç Bojkenit (Brarend Akçiu) është të zbulojnë qëllimin e vërtetë të vajzave. Siç mund ta shihni nga videoja përmbledhëse, në serinë e radhës festa është vetëm maja e ajsbergut pasi shumë gjëra të papritura ndodhin gjatë dhe pas saj. 

$NOB - seria 2: Çfarë do të ndodhë
Në foto: Bojkeni (Brarend Akçiu) dhe Kristela (Olta Beqiri)

Kristela (Olta Beqiri) ndihet e kërcënuar nga prania e Sarës (Altea Lazaj) pasi i dashuri i saj prej shumë vitesh, Bojken tregon interes për vajzën e panjohur. Një kërcim mes tyre, e çon çiftin drejt sherrit të radhës, i cili mund të ndryshojë rrjedhën e historisë.

$NOB - seria 2: Çfarë do të ndodhë
Në foto: Sara (Altea Lazaj) dhe Bojken (Brarend Akçiu)

Nga ana tjetër, Franci (Todi Kasemi) i vendosur për të mësuar çfarë fshihet pas Robertës a.k.a Tesa (Ketjona Pecnikaj), përdor çdo formë për t'ja arritur qëllimit, por ndërkohë që ai është i fokusuar pas misionit, Xhesika (Megli Haskaj) me të cilën është prej vitesh i lidhur, e tradhton me fiksimin e saj, Endin.

$NOB - seria 2: Çfarë do të ndodhë
Në foto: Xhesika (Megli Haskaj) dhe Franci (Todi Kasemi)

Videoja përmbledhëse mbyllet me duar të përgjakura në mes të një pyll pak metra jashtë vilës së ndriçuar nga dritat dhe tingujt e muzikës së lartë.

$NOB - seria 2: Çfarë do të ndodhë
Në foto: Xhesika (Megli Haskaj) dhe Endi (Josif Sina)

Çfarë ndodhi? Çfarë kërkon secili prej tyre në atë vilë? Të kujt janë duart e gjakosura dhe pse një festë përfundoi kështu? Do të donim shumë t'jua tregonim misterin e madh, por duke pritur, e shijoni më shumë! 

$NOB - seria 2: Çfarë do të ndodhë

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_tvseries)

Episodi i dytë i $NOB është të dielën (14 nëntor) ora 20:00 në Top Channel. Ritransmetimi do të jetë të mërkurave në orën 23:30.