Bota

Këngëtarja shumë e famshme ndërron jetë pas aksidentit ajror

Shkruar nga Anabel

6 Nëntor 2021

Këngëtarja shumë e famshme ndërron jetë pas aksidentit

Këngëtarja shumë e famshme braziliane, Marília Mendonça ka ndërruar jetë ditën e djeshme (e premte) si pasojë e një aksidenti ajror. Ylli i muzikës country ishte rrugës drejt një koncerti bashkë me 4 persona të tjerë, xhaxhai i saj, producenti dhe dy pilotët. Këngëtarja 26-vjeçare ka lënë pas një djalë 1-vjeç.

Shkaku i aksidentit është ende nën hetim, por thuhet se aeroplani në të cilin gjendej Mendonça goditi një kabëll të një shtylle elektrike, por nuk ka akoma një deklaratë konkrete nga autoritetet në lidhje me këtë, pasi sipas tyre është ende herët për ta vendosur. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marilia Mendonc?a (@mariliamendoncacantora)

Lajmi i vdekjes së fitueses së "Latin Grammy" e njohur ndryshe si "the Boss" nga miliona fansa, ka shokuar vendin dhe jo vetëm. Brazilianë të famshëm, përfshi këtu Neymar kanë shprehur ngushëllimet e tyre publikisht pas përhapjes së lajmit.

Marilia ishte një nga këngëtaret më të dëgjuara në Brazil në Spotify në 2019 dhe 2020 dhe numëronte më shumë se 38 milionë ndjekës në Instagram.

"Refuzoj ta besoj këtë, refuzoj!"- shkruan ylli i futbollit, Neymar.

Burimi: CNN