Celebrity

Kanye West thotë se ai ende ‘dëshiron të jetë’ me ‘gruan’ Kim Kardashian

Shkruar nga Anabel

5 Nëntor 2021

Kanye West thotë se ai ende ‘dëshiron të jetë’

Kanye West është shprehur se ai ende “dëshiron të jetë” me Kim Kardashian, pavarësisht procedurave në proces të divorcit të tyre.

Në një intervistë të fundit, e cila duket se është regjistruar muajin e kaluar bazuar në prerjen e çuditshme të flokëve, por e publikuar të enjten, reperi kritikoi "Saturday Night Live" për portretizimin e ndarjes së tyre dhe pranoi se dëshiron të pajtohet.

Ai thotë se “SNL e bëri Kim të thotë që ‘unë e divorcova’. “As që i kam parë letrat e divorcit. Ne as nuk jemi divorcuar,” tha ai për “Drink Champs” në Revolt TV.

“Për mua nuk është shaka. Fëmijët e mi duan që prindërit e tyre të qëndrojnë së bashku. Unë dua që ne të jemi bashkë.”

West fajësoi gjithashtu median dhe ekipin e Kardashian për "promovimin" e idesë së divorcit për t’u përpjekur që të bindin Kim-in për idetë e shfaqjeve të reja televizive.

Duke qenë se intervista ishte regjistruar më parë, West nuk mund të komentonte për romancën e përfolur të Kim me Pete Davidson.

MOS I HUMBISNI