Mama

Pediatri dhe konsulentja e gjumit shpjegojnë pse përdorimi i djepit duhet të ndalohet me ligj

Pediatri dhe konsulentja e gjumit shpjegojnë pse përdorimi i djepit

Një mjek pediatër ka ngritur shqetësimin mbi përdorimin e djepit për të vendoshur foshnjat në gjumë, një veprim që mund të shkaktojë edhe dëmtime në tru.

Pediatri Gëzim Xharra nga Kosova e ngriti këtë shqetësim në media dhe ka paralajmëruar se do ta drejtojë problemin në instanca ligjore, duke kërkuar që të ndalohet me ligj përdorimi i djepit.

“Ky veprim i yni ka qenë traditë edhe te shumë popuj të tjerë, të cilët me kohë e kanë larguar. Por nëse një gjë e tillë ndodh në botën perëndimore, merret si abuzim i rëndë i fëmijës," u shpreh ai në një intervistë për emisionin “Frontal” në T7.

Në një komunikim për “Wake Up”, konsulentja e gjumit Artemisa Brahimaj ra dakord me pediatrin.

 “Gjatë punës sime, jam përpjekur masivisht që të informoj nënat se nuk duhet të përdoret djepi, nuk është forma e duhur për të vendosur fëmijët në gjumë, ndonëse për shumë vite me radhë është servirur si metoda më e mirë [...] Unë si konsulente gjumi, pa prekur pjesën e zhvillimit të fëmijës dhe pjesën shëndetësore, të cilat i ka prekur mjeku, mund të them që nuk është forma e duhur. Fillimisht duket si zgjidhja më e mirë, sepse djepi tenton që të qetësojë refleksin moro që ka fëmija, i cili përkon me lëvizjen e pavullnetshme të gjymtyrëve të sipërm dhe fëmija kur lëviz, trembet dhe zgjohet ose qan më shpesh.”

Konsulentja shtoi se tundja në djep krijon varësi dhe fëmija duhet të jetë gjithmonë i lidhur për të fjetur gjumë, një praktikë kjo e gabuar, ndërsa pediatri u shpreh se lëvizjet e kokës gjatë tundjes së djepit mund të shkaktojnë dëmtime në tru.

Xharra dhe Brahimaj ranë dakord që jo vetëm lëkundjet në djep, por çdo lëkundje kundër forcës gravitacionale, mund të shkaktojë dëmtime. Konsulentja shtoi gjithashtu se lidhja në djep mund të dëmtojë ndër të tjera kockat e legenit të fëmijës.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

The pediatrician and sleep consultant explain why the use of the cradle should be prohibited by law

Pediatri dhe konsulentja e gjumit shpjegojnë pse përdorimi i djepit

A pediatrician has raised concerns about using the cradle to put babies to sleep, an action that could even cause brain damage.

Pediatrician Gëzim Xharra from Kosovo raised this concern in the media and warned that he would direct the problem to legal instances, demanding that the use of the cradle be prohibited by law.

"This action of ours has been a tradition among many other peoples, who have removed it in time. But if such a thing happens in the western world, it is taken as a serious abuse of the child, "he said in an interview for the show" Frontal "on T7.

In a communication for "Wake Up", sleep consultant Artemisa Brahimaj agreed with the pediatrician.

 "During my work, I have tried massively to inform mothers that the cradle should not be used, it is not the right way to put children to sleep, although for many years it has been served as the best method [...] I as a sleep consultant, without affecting the developmental part of the child and the health part, which has been affected by the doctor, I can say that it is not the right form. At first it seems like the best solution, because the cradle tends to calm the moro reflex that the child has, which coincides with the involuntary movement of the upper limbs and the child when moving, is scared and wakes up or cries more often.

The consultant added that rocking in the cradle creates addiction and the child should always be tied to sleep, a practice that is wrong, while the pediatrician said that head movements during rocking the cradle can cause brain damage.

Xharra and Brahimaj agreed that not only oscillations in the cradle, but any oscillation against gravitational force, can cause injury. The consultant also added that tying to the cradle can damage, among other things, the baby's pelvic bones.