Health

Çfarë duhet të bëni në shtëpi gjatë dimrit për të parandaluar përhapjen e Covid

Çfarë duhet të bëni në shtëpi gjatë dimrit

Njerëzve po u kërkohet të hapin dritaret e shtëpisë për 10 minuta çdo orë kur janë me njerëz të tjerë në shtëpi, një përpjekje kjo për të ndaluar përhapjen e Covid-19 me afrimin e dimrit.

Mjekët dhe shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar po mbështesin një fushatë të financuar nga qeveria në të gjitha platformat mediatike për të inkurajuar njerëzit që të ajrosin shtëpinë për të ndihmuar në shpërndarjen e grimcave të virusit, raporton Guardian.

Dr. Thomas Waite, një zëvendës shef mjekësor për Anglinë, tha: “Veprime të vogla, por të rëndësishme mund të na ndihmojnë duke na mbrojtur kundër Covid-19. Bërja e vaksinimeve, mbajtja e maskës në hapësira të mbyllura dhe kryerja e testeve të rregullta për Covid-19, të gjitha bëjnë një ndryshim të rëndësishëm, por është gjithashtu thelbësore që të mos anashkalojmë vlerën e ajrosjes.”

“Me afrimin e shpejtë të dimrit dhe fakti që njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda, është jetike që të gjithë të kuptojnë rëndësinë e përdorimit të ventilimit, si hapja e rregullt e dritareve – edhe nëse vetëm për disa minuta – për të mbajtur ajrin në lëvizje dhe për të parandaluar infeksionet.”

Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social po u kërkon njerëzve që ta marrin ajrosjen më seriozisht pasi një sondazh për 3000 njerëz në Angli zbuloi se 64% nuk e dinë se hapja e dritareve ndihmon në kufizimin e përhapjes së Covidit dhe vetëm 29% e bëjnë këtë kur kanë vizitorë në shtëpi.

REELS

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

What to do at home to prevent the spread of Covid

Çfarë duhet të bëni në shtëpi gjatë dimrit

People are being asked to open their windows for 10 minutes every hour when they are with other people at home, in an effort to stop the spread of Covid-19 as winter approaches.

Doctors and scientists in the UK are supporting a government-funded campaign across all media platforms to encourage people to ventilate their homes to help spread the virus particles, the Guardian reports.

Dr. Thomas Waite, Deputy Chief Medical Officer for England, said: “Small but important actions can help protect us against Covid-19. "Vaccinations, wearing a mask indoors, and regular Covid-19 testing all make a significant difference, but it is also essential that we do not overlook the value of ventilation."

"With winter fast approaching and people spending more time indoors, it is vital that everyone understands the importance of using ventilation, such as opening windows regularly - even if only for a few minutes - to keep the air moving. and to prevent infections. ”

The Department of Health and Welfare is urging people to take ventilation more seriously after a survey of 3,000 people in England found that 64% do not know that opening windows helps limit the spread of Covid and only 29% do. this when they have visitors at home.