$NOB

- 3 ditë: Njerëzit pyesin, aktorët e $NOB përgjigjen

Shkruar nga Anabel

4 Nëntor 2021

- 3 ditë: Njerëzit pyesin, aktorët e $NOB përgjigjen

Në një komunikim me ndjekësit në faqen zyrtare të $NOB , @snob_tvseries, aktorët e serialit iu përgjigjen disa prej pyetjeve të ndjekësve.

Brarend Akçiu dhe Megli Haskaj janë dy të parë që shuan kureshtjen e ndjekësve për detaje që lidhen kryesisht me personazhin e tyre.

Brarendi, student aktrimi, luan rolin e Bojkenit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_tvseries)

Disa fjalë për personazhin: Bojkenit, djalit të vogël dhe të vetëm të një prej familjeve më të pasura në Shqipëri, çdo gjë i është servirur në pjatancë argjendi dhe nuk e ka idenë se si është të mundohesh e të punosh për të mbajtur familjen. Me shumë miq e servilë rrotull, Bojkeni është një djalë i mirë, i thjeshtë dhe i sjellshëm, për aq kohë sa interesat e tij dhe të familjes nuk cenohen. Për aq kohë thamë…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_tvseries)

Disa nga pyetjet e ndjekësve për Brarendin:

1. Si është Bojkeni?

“Bojkeni është një ndër njerëzit më të mirë që ju do njihni, është super i edukuar dhe ka vetëm synime të mira në jetë dhe i beson shumë njerëzit që do, por më shumë do ta njihni me kohën.”

2. Çfarë bën Bojkeni në përditshmëri?

“Bojkeni është një djalë i thjeshtë dhe studion jashtë, por më pas kthehet këtu dhe gjërat ndryshojnë që në episodin e parë.”

3. A do ta shohim Bojkenin në ndonjë histori dashurie epike?

“Bojkeni dhe dashuria janë sinonime.”

4. Si ka qenë për ty kjo eksperiencë?

“Ka qenë një super eksperiencë sepse është punuar me standardet më të larta dhe jam njohur me njerëz që i konsideroj familje.”

5. Sa ngjasojnë Bojkeni dhe Brarendi?

“Personalitetet e tyre janë pothuajse identike të ngjashme, thjesht Brarendi ka më pak lekë se Bojkeni [qesh].”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_tvseries)

Megli Haskaj, e cila studion për marketing, luan rolin e Xhesikës.

Disa fjalë për personazhin: Xhesikës nuk i mungon asgjë materiale. Ajo është “drita e syrit” e babait të saj, një ndërtues i fuqishëm. Po kaq është çfarë ajo ka dhe çfarë ai mund t’i japë. E braktisur nga e ëma, me një të kaluar të trishtë, Xhesika është një vajzë e thyeshme, e rritur me frikën e braktisjes dhe që kërkon dashuri dhe aprovim në vendet e gabuara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_tvseries)

Disa nga pyetjet e ndjekësve për Meglin:

1. Si ishte e gjithë kjo eksperiencë?

“Si eksperiencë ka qenë shumë e bukur. Kam njohur njerëz fantastikë, kam mësuar shumë gjëra të reja dhe jemi kënaqur pafund. Ka qenë një nga gjërat më të bukura.”

2. Pres që garderoba e Xhesikës të jetë një ikon stili. Çfarë më thua?

“Po, falë kostumografit Altin Lala, Xhesika ka një super garderobë. Nuk ka rëndësi se çfarë ka ndodhur në jetën e saj, ajo është gjithmonë [e veshur mirë].”

3. Sa ngjashmëri ke me personazhin në karakter?

“Kemi ngjashmëri të vogla, sepse të dyja jemi njerëz socialë dhe të dashur, por nuk ngjasojmë aq shumë. Prandaj e dua shumë si personazh, sepse jemi ndryshe.”

4. Nëse Xhesika do ishte person real, a do e kishe pasur shoqe?

“Po, sepse është shumë këndshëm që ta kesh pranë. Do ishin kënaqur të gjithë nëse do ta kishin shoqe.”

5. Çfarë këshille do i jepje Xhesikës?

“Asgjë nuk është ashtu si duket dhe jo çdo njeri duhet besuar.”

6. Përshkruaje Xhesikën me tre fjalë?

“Bjonde, e dashur dhe sociale.”

Artikuj të rekomanduar:

MOS I HUMBISNI