Celebrity

Rrëfimi tronditës i Will Smith: ‘Dikur mendova të vrisja tim atë’

Shkruar nga Anabel

4 Nëntor 2021

Rrëfimi tronditës i Will Smith: ‘Dikur mendova të vrisja

Raporti i Will Smith me prindërit ka qenë një raport i ndërlikuar, për të cilin aktori ka rrëfyer në një libër me kujtime.

People ka siguruar një fragment të librit “Will ”, i cili do të dalë më 9 nëntor. Në të, Will tregon për përvoja të dhimbshme familjare, duke përfshirë një incident traumatik të fëmijërisë. Smith tregon për marrëdhënien e ndërlikuar që kishte me të atin, William Carroll Smith Sr.

"Babai im ishte i dhunshëm, por ishte gjithashtu në çdo lojë, rol dhe recital. Ai ishte i alkoolizuar, por ishte esëll në çdo premierë të çdo filmi tim,” shkruan ai. "Ai dëgjoi çdo album. Ai vizitoi çdo studio. Po i njëjti person që terrorizoi familjen e tij, vendosi ushqimin në tryezë çdo natë të jetës sime."

Rrëfimi tronditës i Will Smith: ‘Dikur mendova të vrisja

Smith shkruan se një akt i tmerrshëm dhune i babait kundër nënës së aktorit, Caroline Bright, i ndryshoi jetën përgjithmonë.

"Kur isha nëntë vjeç, pashë babain duke goditur nënën në anën e kokës aq fort sa ajo u rrëzua. E pashë të pështynte gjak. Ai moment në atë dhomë gjumi, ndoshta më shumë se çdo moment tjetër në jetën time, ka përcaktuar se kush jam."

Për aktorin, trauma e atij momenti do të ndikonte në gjithë jetën dhe karrierën e tij. 

"Për gjithçka që kam bërë që atëherë - çmimet dhe vlerësimet, qendra e vëmendjes, personazhet dhe të qeshurat - ka pasur momente të gjata ku i kërkoja falje nënës për mosveprimin tim atë ditë. Për faktin që dështova për t’iu kundërvënë babait. Për faktin që isha frikacak."

Rrëfimi tronditës i Will Smith: ‘Dikur mendova të vrisja

Prindërit e Smith u ndanë kur ai ishte adoleshent dhe u divorcuan në vitin 2000. Pavarësisht se mbante një marrëdhënie të ngushtë me të atin, aktori shkruan se zemërimi që buronte nga ai incident i fëmijërisë u shfaq sërish dekada më vonë, teksa ai kujdesej për Will Sr., i cili kishte kancer.

"Një natë, teksa e lëvizja në karrige me rrota nga dhoma e tij e gjumit drejt banjës, brenda meje buroi diçka e errët. Korridori midis dy dhomave kalon në majë të shkallëve. Kur isha fëmijë, gjithmonë i thoja vetes se një ditë do të hakmerresha për nënën time. Kur të isha i rritur, kur të isha mjaftueshëm i fortë, kur të mos isha më frikacak.”

Rrëfimi tronditës i Will Smith: ‘Dikur mendova të vrisja

Në atë moment, Smith kujton se kishte menduar të vriste të atin.

"Unë ndalova në majë të shkallëve. Mund ta shtyja poshtë dhe t’ia hidhja paq. Teksa dekadat e dhimbjes, zemërimit dhe pakënaqësisë u tërhoqën pas, unë tunda kokën dhe e drejtova karrigen me rrota drejt banjës.”

Pasi Will Sr. ndërroi jetë në vitin 2016, Smith reflektoi mbi marrëdhënien e tyre të turbullt.

"Nuk ka asgjë që mund të marrësh nga bota materiale që do të krijojë paqe ose përmbushje të brendshme. Në fund, nuk do të ketë rëndësi sa mirë [njerëzit] ju kanë dashur - ju do ta fitoni 'buzëqeshjen' vetëm bazuar te sa mirë i keni dashur ata."

MOS I HUMBISNI