Dating

Çfarë s'duan vajzat që një djalë të bëjë gjatë takimit të parë

Shkruar nga Anabel

4 Nëntor 2021

Çfarë s'duan vajzat që një djalë të

Takimet e para mund të jenë makth për të dyja palët. Ndonjëherë, janë djemtë ata që kanë tendencën për t’i ndërlikuar aq shumë gjërat sa i bëni të pendohen pse pranuan ftesën e një takimi të parë. Mund të tolerojmë gjithçka, por jo bisedat më poshtë! 

Kujdes me “sheqerin”

“Ah, Romeo, Romeo! Askush nuk ka nevojë për ty që në takimin e parë.”  Kështu që bëj kujdes me sheqerosjen. Jo shumë fjalë të ëmbla, jo shumë premtime elektorale dhe mbi të gjitha fare skena të marra nga filmat romantikë .

Kujdes me formimin intelektual

Është takim dhe jo intervstë pune. Kurseja të shkretës vajzë lodhjen nga dëgjimi i jetëshkrimit tënd. Në vend që të ngresh veten në piedestal mundohu të shfaqësh interes dhe të bësh pyetje për gjërat që të interesojnë lidhur me personin që ke përballë.

Mos hap “arkivat”

Kurrë, por kurrë mos i fol një vajze në takimin e parë për listën e ish- të dashurave të tua. Ç’taksirat ka e gjora të bombardohet që në fillim me kaq shumë informacion.

Nuk i duhet sa i pasur je!

(Të paktën jo në takimin e parë!) Mos i fol kurrë një vajze për të ardhurat e tua që në takimin e parë. Nuk ke për t’u dukur asgjë tjetër veçse një mburravec, edhe nëse të gjithë ato që thua janë të vërteta.

Burimi: Elite Daily

MOS I HUMBISNI