High Tech

Pse Facebook do të mbyllë sistemin e njohjes së fytyrës dhe do të fshijë 1 miliard ‘faceprints’

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2021

Pse Facebook do të mbyllë sistemin e njohjes së fytyrës dhe

Facebook do të fshijë faceprints të më shumë se një miliard njerëzve pasi njoftoi se po mbyll sistemin e njohjes së fytyrës për shkak të shqetësimeve të shumta në lidhje me përdorimin e teknologjisë.

Faceprints (gjurmët e fytyrës) janë një paraqitje e regjistruar në mënyrë dixhitale e fytyrës së një personi që mund të përdoret për qëllime sigurie sepse është po aq individuale sa një gjurmë gishti.

Rrjeti i rrjeteve sociale ka qenë nën presion politik, ligjor dhe rregullator për përdorimin e softuerit, i cili identifikon automatikisht përdoruesit në foto dhe video dhe i njofton ata nëse një përdorues tjetër ka postuar një foto ose video me ta, nëse kanë zgjedhur opsionin. Në një deklaratë, kompania mëmë e Facebook, Meta, tha se do të mbyllë sistemin e njohjen së fytyrës në platformë gjatë javëve të ardhshme dhe do të fshijë 1 miliard tamplate të njohjes së fytyrës.

Pse Facebook do të mbyllë sistemin e njohjes së fytyrës dhe

Zëvendëspresidenti i Meta-s për inteligjencën artificiale, Jerome Pesenti, tha se teknologjia ka ndihmuar përdoruesit me shikim të dëmtuar që të identifikojnë miqtë e tyre në imazhe dhe mund të ndihmojë në parandalimin e mashtrimit dhe imitimit. Por Pesenti tha se avantazhet duhet të peshohen kundrejt “shqetësimeve në rritje për përdorimin e kësaj teknologjie në tërësi”.

Pesenti shtoi se Facebook do të inkurajojë përdoruesit të etiketojnë postimet manualisht.

Në vitin 2020, kompania mëmë e Facebook pagoi 650 milionë dollarë për të zgjidhur një padi të ngritur nga përdoruesit të cilët pretendonin se kompania kishte krijuar dhe ruajtur skanimet e fytyrave të tyre pa leje.

Pesenti tha se nëse kompania synon të përdorë teknologjinë e njohjes së fytyrës në të ardhmen, do të përcaktohet se "si njerëzit mund të kenë kontroll mbi këto sisteme dhe të dhënat e tyre personale".

Burimet: Guardian, Electronic Frontier Foundation

MOS I HUMBISNI