Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2021: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

2 Nëntor 2021

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2021: Shigjetari dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2021: Shigjetari dhe

Një informacion sekret ose sjellja afatgjatë e një personi të afërt me ju që ka qenë jo shumë besnik mund të dalë në dritë në Hënën e re shumë të vështirë në Akrep, më 4 nëntor. Ky do të ishte një lajm që nuk do të dëshironit ta dëgjoni, kështu kini parasysh se e vërteta është më e mirë se të jetosh me gënjeshtra. Sigurisht, personi që u përpoq t'ju fshehë këtë informacion nuk do të jetë i lumtur që ju mësoni të vërtetën dhe mund të bëhet agresiv dhe fyes, të mohojë faktet ose papritur të jetë kritik ndaj jush për të larguar vëmendjen nga vetja. Injoroni fjalët dhe përqendrohuni te veprimet e kaluara dhe të tashmë të këtij personi.

Mund të kaloni një kohë kaotike në punë kur një asistent i besuar ose një vartës tjetër tek i cili mbështeteni, largohet papritmas, duke ju detyruar të përpiqeni të gjeni një zëvendësues. Ose mund të ndodhë që një klient të ndryshojë papritur drejtimin e një pune në të cilën po punoni ju dhe ekipi, duke bërë që ekipi të tërhiqet. Ekipi mund të jetë i frustruar dhe i demoralizuar përkohësisht - bëni diçka për t'i motivuar.

Kujdesuni mirë për shëndetin. Nuk përjashtohen emocionet. Ballafaqimi me surpriza të padëshiruara mund të përjetohet si një goditje, por universi e di se ju keni nevojë për informacion nëse doni të pastroni ndonjëherë situatën dhe të ecni përpara me energji. Ky do të jetë një muaj i vështirë për të gjithë – mbajeni mend këtë kur ndërveproni me të tjerët.

Eklipsi i Hënës së plotë i datës 19 nëntor që do të vijë më pas te Demi do të çojë vëmendjen te projektet e punës. Përgatituni për lajme të papritura. Pesë ditë pas Hënës së plotë të 19 nëntorit nuk do të ketë më ndryshime.

Në fund të muajit, do të mund të merrni frymë lirisht dhe jeta do të qetësohet. Nëntori përfundon në aspektin më të mirë të muajit – mbrëmje të bukura dashurie. Qëllon e martë, po punë e madhe!

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2021: Shigjetari dhe

Çfarë ju nevojitet dhe dëshironi vs çfarë mund të përballoni duket se janë në kundërshtim. Hëna e re e 4 nëntorit do të hedhë dritë mbi situatën tuaj. Kjo Hënë e re do të shfaqet në shtëpinë e shpresave dhe dëshirave, por me Uranin drejtpërdrejt kundër Diellit dhe Hënës së re, mund t'ju duhet të anuloni planet aktuale dhe të hartoni të reja tani për tani.

Saturni në një kënd të vështirë ndaj Marsit është gjithashtu pjesërisht përgjegjës për shkaktimin e ngadalësimit. "Jo tani" nuk do të thotë "kurrë". Paratë duket se po luajnë një rol në këtë muaj kaotik dhe nervoz dhe do të mësoni më shumë pas Hënës së re më 4 nëntor.

Lajmet e papritura do të mbizotërojnë tre javët e para të nëntorit dhe nga eklipsi hënor te Demi më 19 nëntor. Nëse gjërat nuk kanë shkuar mirë, në vend që të vazhdoni marrëdhënien me shpresën se gjërat do të ndryshojnë, mund t'i jepni fund lidhjes. Nevoja për pavarësi dhe respekt si individ me nevojat dhe dëshirat për t'u plotësuar do të jetë shumë e fortë.

Sigurohuni që të festoni datën më romantike të muajit, 30 nëntorin, kur Afërdita në Bricjap do të marrë një dridhje vezulluese nga Neptuni, planeti i dashurisë pa kushte. Kjo me siguri do të jetë një mbrëmje magjepsëse.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.