Metropolitan

The Disappearance of Eleanor Rigby

Imdb: 6.5 ?

Rotten Tomato: 63 %

Metacritic: 57 %

Personal: 8?

Një prodhim i vitit 2013 që ndonëse u prit fort mirë nëpër festivale, por që u injorua padrejtësisht nga kritika dhe media, ishte The Disappearance of Eleanor Rigby. Kjo ishte prova e parë në metrazh të gjatë për regjisorin krejt të panjohur Ned Brendson[1]. Me këtë vepër ai ka treguar që do jetë një emër që do përmendet shumë në vazhdim. Filmi fillimisht ishte projektuar në dy vëllime të titulluar Him dhe Her (Ai dhe Ajo). Me këmbënguljen e Harvey Weinstein, një nga dy bashkëpronarët e kompanisë The Weinstein Company e cila ka të drejtat e shpërndarjes për filmin, u stis një vëllim i tretë. Ky u titullua Them (Ata), ndërthurje e dy vëllimeve në një, duke krijuar kështu një strukturë triologjie.

Dy aktorët protagonistë të filmit janë James McAvoy, në rolin e Connor Ludlow, dhe Jessica Chastain si Eleanor Rigby. Sinopsi i filmit është drama e një cifti, i cili mbas 7 vjetësh bashkë humbasin djalin e tyre të porsalindur. Rreth kësaj ngjarje strumbullar vërtiten mikro dramat e dy protagonistëve dhe të personazheve të tjerë në film.

Personazhi i Eleanor Rigby pasi humbet djalin e saj hyn në një krizë depresive dhe braktis bashkëshortin për t’u kthyer tek shtëpia e prindërve. Ndërkohë mundohet të mbledhë copat e jetës së saj dhe nis të ndjeki disa kurse universitare. Në anën tjetër personazhi Connor Ludlow përballet me falimentimin e restorantit që drejtonte dhe përpiqet të rivendosë kontake me gruan e tij.

Tre vëllimet e filmit jane tre pikëvështrime të rrjedhës së ngjarjeve, sipas bashkëshortit, sipas bashkëshortes dhe i treti si një shikim neutral. Duket sikur ngjarja në të tre vëllimet mbetet e njëjta, por në fakt ka disa skena që ndryshojnë lehtësisht ndërmjet tyre. Si shembull mund të jipet skena e fundit në film, kur Eleanor Rigby rikthehet duke ndjekur nga pas bashkëshortin. Në vëllimet Him dhe Them, ajo thjesht e ndjek duke u zhdukur të dy nga plani në ecje në park. Ndërsa në vëllimin Her, pasi e ndjek për pak kohë ajo e thërret dhe plani mbyllet me dy personazhet duke u vështruar. Vetë regjisori nuk është shprehur mbi këto diferenca, por duket sikur me ato shpreh ndryshimet e të përjetuarit sipas dy gjinive. Një tjetër shpjegim është që regjisori i ka përdorur këto sekuenca alternative në fabul për t’i shtuar shikuesit mundësitë e të parit të filmit dhe të reflektuarit mbi të.

Teknika filmike e të parit të ngjarjeve në linja paralele sipas syve të vetë personazheve njihet të jetë përdorur së pari prej Akira Kurasawa në filmin Rashomon (1950), nga ku ka marrë edhe emrin kjo teknikë; rashomon effect[2]. Në fakt, kjo teknikë filmike është një huazim nga letërsia. Përmendim këtu si një rast perfekt dhe brenda artit japonez romanin Ciftja e Gjahtarit (1949) e shkrimtarit Yasushi Inoue, i vlerësuar si më themeltari në letërsinë bashkëkohore japoneze. Një roman që mund të gjendet edhe në shqip me titullin Tri Gra, me përkthim të Helena Kadare[3].

Titull i filmit dhe i një prej dy personazheve kryesorë evokon një prej këngëve të famshme të grupit nga Liverpuli Beatles[4], pjesë e albumit Revolver (1966). Shkruesi kryesor i tekstit të këngës Paul McCartney e krijoi personazhin fiktiv me emrin Eleanor Rigby si një metaforë e një njerëzve të vetmuar apo të atyre të fundosur në trishtim. Për habinë e të gjithëve dhe sidomos grupit, më vonë u gjend po në Liverpul varri i një gruaje krejt ndryshe nga personazhi i Beatles, por me emrin Eleanor Rigby[5]. Në mënyre spekulative pa konfirmimin e krijuesit, duket sikur filmi e merr këtë lojë aksidentale të këngës për ta bërë pjesë të vetën. Përtej fabulës ku bazohet filmi, ai mbetet një dedikim për vetminë apo trishtimin. Për t’u mbajtur mend është batuta e babait të Eleanor Rigby i cili thotë në një moment “Tragjedia është një vend i huaj dhe ne nuk dimë të flasim me vendasit”. Pra, duke përdorur këngën në fjalë ngjan sikur regjisori kërkon t’a zbresi krijimin e vet në realitetin e atyre të panjohurve që prehen në një “varrezë”.

Në fund lëvdatat i takojnë aktorëve James McAvoy dhe sidomos Jessica Chastain. Që prej viteve 50’-60’ në kohën e French New Wave nuk është parë në kinema një cift kaq kult. Një qëllim ky i shfaqur haptazi nga regjisori me detajin e posterave që mbajnë në dhomat e tyre respektive dy personazhet. Tek njëri shohim posterin e filmit Masculin Féminin (1966) e Jean-Luc Godard dhe tek tjetri shohim A Man and a Woman (1966) e Claude Lelouch. (Dy filma të shfaqur në të njëjtin vit me këngën.) Jessica Chastain ka arritur të thuri një personazh femëror aq delikat në fije të perit dhe ia del mrekullisht. Personazhi i saj hyn në film me ëmbëlsinë joshëse të Julie Delpy dhe përfundon në dramën e krisur të Juliette Binoche.

VERDIKTI: Që prej viteve 50’-60’ në kohën e French New Wave nuk është parë në kinema një cift kaq kult. Jessica Chastain ka arritur të thuri një personazh femëror aq delikat në fije të perit dhe ia del mrekullisht.

REELS

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.