Adam Levine theksoi se u gjend ne befasi kur një fanse e preku papritur në skenë teksa ishte duke performuar, por reagimi i tij nuk ishte kurrsesi mungesë respekti.
Gjatë fundjavës, një video në TikTok u bë virale, ku shfaqej këngëtari duke performuar dhe ndërkohë një fanse ngjitej në skenë dhe e prekte te krahu. Ylli i Maroon 5 ngriu për një çast, më pas sigurimi largoi fansen.
@luispenaloza9525 Adam Levine was a whole mood yesterday? #Fyp #ForYou #Maroon5 #AdamLevine #Hollywood #HollywoodBowl
? Sunday Morning - Maroon 5
Siç mund ta shihni, Adam duket i zemëruar, thotë “f*ck” dhe më pas tund shpatullat para se të vazhdojë performancën.
Njerëzit në rrjete sociale u ndanë në dy grupe. Disa kritikuan reagimin e tij duke e konsideruar si mosmirënjohës ndaj fansave, ndërsa të tjerë u shprehën se ai është njeri mbi të gjitha dhe është e kuptueshme që u befasua ose që kërkon hapësirë.
Në një video në Instagram, Adam tha: “Unë kam qenë gjithmonë dikush që i do, i respekton dhe i adhuron fansat. Pa ata, ne nuk kemi një punë. E them këtë gjatë gjithë kohës.”
Levine u shpreh se reagimi i tij ishte sepse u tremb dhe nuk kishte për qëllim të ishte keqdashës. “Thjesht kam nevojë që ju ta dini që isha vërtet i befasuar. Dhe ndonjëherë kur befasohesh...duhet të shkundësh pak trupin që të vazhdosh sepse unë po bëja punën time atje lart.”