Bora Zemanin dhe Donald Veshajn i keni parë kudo këto ditë, nga Instagrami në TikTok. Momenti i (ish)çiftit – të cilët u dukën të hapur për t’i dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit – ishte momenti më i përfolur televiziv i ditëve të fundit dhe patjetër që Bora u pyet gjatë puntatës së sotme të “Për’Puthen”.
“Ishin shumë emocione të bukura edhe për mua realisht. Ajo dalja në Big Brother, ku u përcollën mesazhe të forta dashurie e nuk është e rëndësishme që këto mesazhe të jenë vetëm për partnerin, por dhe për shoqen e ngushtë. Ç’të them, jam pa fjalë tërësisht.” – tha ajo.
E pyetur nga Arjani nëse takimi me Donaldin ishte pajtim, ajo u shpreh:
“Kam shumë pikëpyetje për vete. Nuk jam në gjendje të jap përgjigje.”
Bora shtoi, “Nuk di as vetë se ç’ndodhi! Deri diku e prisja që do ngacmohesha edhe lidhur me këtë pjesë, por nuk e prisja kurrë që do arrinte në atë pikë.”
Kaq. Natën e mirë vetëm Borës dhe Donaldit!