Kinema & TV

Një film rreth Barbie-it: Publikohet emri i aktorit që do të luajë rolin e Ken!

Shkruar nga Anabel

23 Tetor 2021

Një film rreth Barbie-it: Publikohet emri i aktorit që do të

Kur e mendon, duket çmenduri që kinemaja nuk ka nxjerrë ende një film për lodrën më të famshme në botë: barbie-n! Sigurisht ka seriale dhe filma të animuar me histori të ndryshme Barbie-s, por ende një film të mirëfilltë me barbie-n që njohim ne, por kësaj here të vërtetë. 

Dëshira është dëgjuar dhe plotësuar pasi shumë shpejt do të shihni për herë të parë një film rreth Barbie-it në ekranin e madh.  Çfarë dihet deri tani?

Filmi vjen me skenar të Greta Gerwig. Ajo dhe partneri i saj Noah Baumbach, kanë nisur një projekt të tillë që prej 2019-ës.

Kush do të jetë Barbie?

Kush tjetër përveç Margot Robbie?! 

"Vjen me shumë gjëra të tjera pas ky rol. Mbi të gjitha është një lidhje e ngushtë nostalgjie. Kur njerëzit dëgjojnë "Barbie" mendojnë se e dinë mirë për çfarë filmi bëhet fjalë, pastaj kur dëgjojnë se është Greta Gerwig skenaristja dhe njëkohësisht regjisorja, tërhiqen."- është shprehur Robbie për British Vogue në qershor të 2021-it.

Një film rreth Barbie-it: Publikohet emri i aktorit që do të

Po Ken?

Ryan Gosling dora vetë! Lajmi u konfirmua zyrtarisht një ditë më parë. Sony është përpjekur të bëjë një film rreth Barbie-it që prej 2014-ës, por për një arsye ose një tjetër nuk arritën ta përfundonin. Thuhet se xhirimet e filmit nisin së shpejti dhe post produksioni në fillim të 2022-it. Sipas Variety, filmi do të jetë gati për kinematë e botës në 2023-in!

Burimi: Glamour