Bota

Detaje të reja nga tragjedia në sheshxhirim: Aktorit iu tha se arma ishte e sigurt!

Shkruar nga Anabel

23 Tetor 2021

Detaje të reja nga tragjedia në sheshxhirim: Aktorit iu tha se arma

Alec Baldwin, aktori që u bë padashur shkaktari i një tragjedie në sheshxhirim vijon të hetohet nga autoritetet, ndërkohë që këta të fundit kanë zbuluar që Baldwin-it i është dhënë një armë e mbushur nga asistent-regjisori. 

Aktori e kishte marrë armën pasi ishte siguruar prej tij që ishte e sigurt për përdorim, para se Alec të qëllonte fatalisht kineasten Halyna Hutchins dhe të plagoste regjisorin Joel Souza.

Kineastja që humbi jetën është qëlluar në krahëror e ndërsa regjisori që qëndronte pas saj është plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet si arma që supozohej të ishte e sigurt për xhirime çoi në një tragjedi të tillë, por autoritetet po e hetojnë duke marrë si provë jo vetëm armën me të cilën u qëllua, por edhe kostumin e gjakosur që aktori mbante për skenën e filmit "Rust".

Vetë aktori u shpreh dje përmes një statusi në Twitter për tronditjen e pësuar pas një ngjarjeje të tillë.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të trajtuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemrën e kam të thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna-n.”

Ndërkohë, sipas policisë nuk ka asnjë akuzë të menjëhershme mbi aktorin dhe ai është i lirë të udhëtojë pavarësisht se hetimi do të vazhdojë të jetë i hapur. 

Detaje të reja nga tragjedia në sheshxhirim: Aktorit iu tha se arma

Burimi: The Guardian

 

MOS I HUMBISNI