Sot

Çfarë janë realisht ‘armët skenike’ dhe si mund të shkaktojnë tragjedi?

Shkruar nga Anabel

22 Tetor 2021

Çfarë janë realisht ‘armët skenike’ dhe si

Hetimi për incidentin tragjik në sheshxhirimin e filmit “Rust” – ku aktori Alec Baldwin qëlloi me një “prop gun” e cila i mori jetën kineastes Halyna Hutchins – është ende i hapur. Asnjë akuzë nuk është ngritur në lidhje me ngjarjen dhe askush nuk është arrestuar. Nisur nga ngjarja tragjike, shumë pikëpyetje janë ngritur në lidhje me këto lloj armësh që përdoren në industrinë e filmit.

Çfarë është një “prop gun”?

Termi “prop gun” në shqip mund të përkthehet si “armë skenike”. Një armë e tillë mund të nënkuptojë disa gjëra të ndryshme. Termi mund t’i referohet armëve të rreme, por edhe armëve të vërteta.

Sipas programit për produksionin të Universitetit Yale, termi “armë skenike” mund të përdoret për të përshkruar armët jo-qitëse, gome dhe ato prej lodre. Gjithashtu programi shton se këto mund të jenë "të afta për të shkaktuar dëme të vërteta trupore" dhe duhet të trajtohen me një nivel protokolli sigurie.

Çfarë janë realisht ‘armët skenike’ dhe si
Halyna Hutchins - Alec Baldwin

Këto armë të cilat përdoren në industrinë e filmit mund t'i referohen edhe armëve të zjarrit funksionale që shkarkojnë municion bosh, sipas departamentit të arteve teatrore të Universitetit Shtetëror Sonoma. Këto armë mund të prodhojnë zhurmë dhe gjithashtu mund të paraqesin rrezik zjarri, shkruan universiteti.

Pra, armët që përdoren në filma, seriale ose teatro, mund të nënkuptojnë një sërë artikujsh, nga armët jofunskionale e deri te armët e vërteta, të përshtatura për të krijuar zhurmë (fishekë bosh). Arsyeja pse ata janë kaq bindëse është se kanë në thelb plumba të vërtetë të modifikuar, ku mund të vendosen shufra letre, plastike etj.

Çfarë janë realisht ‘armët skenike’ dhe si

A janë vdekjeprurëse?

Po, mund të jenë. Armët e zjarrit funksionale mund të jenë vdekjeprurëse, edhe kur përdoren fishekët bosh, sepse gjenerojnë mjaftueshëm forcë për të plagosur ose për të shkaktuar vdekje. Edhe pse nuk lëshojnë plumba nga tyta e armës, ende shkaktojnë një shpërthim të fuqishëm. Çdo objekt brenda fishekut dhe tyta që shtyhet me shpejtësi të lartë mund të shkaktojë lëndim ose vdekje në distancë të afërt.

A kanë ndodhur më parë incidente të tilla me këto lloj armësh?

Po. Aktori Brandon Lee ndërroi jetë në vitin 1993 në moshën 28-vjeçare gjatë xhirimeve të filmit “The Crow”.

Çfarë janë realisht ‘armët skenike’ dhe si
Brandon Lee

Në një tjetër incident, në vitin 1984, aktori amerikan Jon-Erik Hexum filloi të bënte shaka në xhirimet e një shfaqje televizive pasi ishte i frustruar nga vonesat në xhirimet. Ai vendosi revolen në tëmth dhe qëlloi. Forca e shpërthimit ishte mjaftueshëm e fortë sa për t’i thyer kafkën. Ai ndërroi jetë disa ditë më pas.

Çfarë janë realisht ‘armët skenike’ dhe si
Jon-Erik Hexum

Si duhet të veprohet?

Sipas Actors' Equity Association, ekipi duhet t’i trajtojë të gjitha armët sikur të jenë vdekjeprurëse. Gjatë xhirimeve, pronari i armës ose ekipi i specializuar duhet të trajnojë aktorët për përdorimin e sigurt të çdo arme zjarri që do të përdorin.

MOS I HUMBISNI