Ju mund të jeni të fiksuar pas pastërtisë, por mos mendoni se po bëni mirë duke i larë rrobat më shumë seç duhet. Të gjithë duam të veshim rroba që bien erë të mirë, por nëse e kaloni masën do të sakrifikoni bluzen a fustanin e preferuar.
Si përfundim, sa herë mund t'i veshim para se t'i hedhim për të larë?
- Reçipetat: Pasi t’i keni veshur 3-4 herë
- Të brendshmet: Pas çdo veshjeje
- Çorapet: Pas çdo veshjeje
- Veshjet sportive dhe ato të plazhit: Pas çdo veshjeje
- Xhinset: Pasi t’i keni veshur 5-6 herë. Edhe pse ka disa artikuj që thonë se sa më pak aq më mirë.
- Bluzet: Pasi t’i keni veshur 1-2 herë
- Fustanet: Pasi t’i keni veshur 1-2 herë
- Streçet: Pasi t’i keni veshur 1-2 herë
- Pantallonat, fundet dhe pantallonat e shkurtra: Pasi t’i keni veshur 3-4 herë
- Xhaketat: Pasi t’i keni veshur 5-6 herë
- Palltot: 1 herë në 2 muaj
- Pizhamat: Pasi t’i keni veshur 3-4 herë
Sigurisht kjo nuk vlen për incidentet apo djerësitjet e papritura që kërkojnë larje të menjëhershme.
Burimi: Pop Sugar