Showbiz

Debati në rrjet: Albi Nako u përgjigjet kritikave

Debati në rrjet: Albi Nako u përgjigjet kritikave

Pas debatit në rrjete sociale mbi një episod të spektaklit për fëmijë "T'ka mami yll", Albi Nako pranoi se kanë përdorur një batutë jo të duhur, por aspak dashakeqe dhe bullizuese.

Në videon e shkëputur nga emisioni, u shfaq një vajzë përballë jurisë e cila përbëhet nga Erjona Rusi, Albi Nako dhe Riselda Sejdia. Gjatë bisedës së shkurtër, vogëlushja filloi të pyetej në lidhje me peshën dhe marrëdhënien me ushqimin.

Në një intervistë për emisionin “ABC e pasdites”, Albi Nako, autor i “T’ka mami yll”, u shpreh:

“Duhet të ishte i pranishëm edhe babai i Lianës, por për arsye të trysnisë së opinionit të publikut, ai nuk e pa të arsye për të qenë i pranishëm. Është vajza e një miku, e pranishme në akademi që prej 6 muajsh, aspak me aspiratat për t’u bërë balerinë, por e dorëzuar nga babai i vet tek unë konkretisht, dhe ky është një fakt, për arsyen e shëndetit. Që do të thotë se fëmija nuk ka lidhje me baletin, por vetëm të ushtrohet fizikisht që të heqë dorë nga ushqimet [e pashëndetshme].”

Në vijim, ai shtoi se “si zhargon, ndoshta edhe nuk mund ta mohoj që kemi përdorur ndonjë batutë jo të duhur, por aspak dashakeqe. Nuk mund ta quaj që ishte një bullizim.”

Së bashku me Erjona Rusin, ata mohuan me forcë që situata të jetë krijuar për zhurmë.

REELS

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”

Hapi i parë drejt ëndrrave të mëdha nis këtu! ✨ Më 6 dhjetor, @integral.albania sjell eventin më të rëndësishëm të vitit për arsimin ndërkombëtar. Zbulo mundësi të reja studimi jashtë vendit dhe ndërto të ardhmen që ke ëndërruar. 📚 ℹ️ Për detaje të plota mbi eventin, vizito linkun në stories / highlights.

Konkurrentja e BBVK, Dolce, futet tek shtepia e Grande Fratello

🤔 Ç’mendim keni për këtë deklaratë?

Let the magic begin 🪄🎄 Anabel Advent Calendar ka çdo ditë një surprizë, deri në prag të 2026! 🎅🤫

Dafina Zeqiri i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit

- Ne e quajmë shportë

Online debate: Albi Nako responds to criticism

Debati në rrjet: Albi Nako u përgjigjet kritikave

Albi Nako admitted that they used an inappropriate joke, but not malicious and bullying.

In the video taken from the show, a girl appeared in front of the jury of "T'ka mami yll", which consists of Erjona Rusi, Albi Nako and Riselda Sejdia. During the brief conversation, the little girl began to wonder about her weight and relationship to food.

In an interview for the show "ABC of the afternoon", Albi Nako, author of "T'ka mami yll", said :

"Liana's father should have been present, but due to the pressure of public opinion, he did not see any reason to be present. She is the daughter of a friend, present in the academy for 6 months, not at all with the aspirations to become a ballerina, but submitted by her father to me specifically, and this is a fact, for the reason of health. Which means that the child has nothing to do with ballet, but only to exercise physically to give up [unhealthy] foods. ”

He went on to add that "as slang, I can probably not deny that we used an inappropriate joke, but not at all malicious. "I can not call it bullying."

Together with Erjona Rusin, they strongly denied that the situation was created for noise.