Sport

Incidentet gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni: Reagon FIFA

Shkruar nga Anabel

13 Tetor 2021

Incidentet gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni: Reagon FIFA

Ndeshja midis skuadrës shqiptare të futbollit dhe asaj polake u shoqërua me incidente të dhunshme pothuajse në përfundim të ndeshjes, pas golit të shënuar nga Karol Swiderski.

Fill pas golit, tifozë shqiptarë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” hodhën shishe plastike afër futbollistëve polakë duke shkaktuar ndërprerjen e lojës për disa minuta.

Incidentet gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni: Reagon FIFA

Përmes një reagimi zyrtar, FIFA dënon dhunën e shfaqur gjatë ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botëror.

“FIFA dënon me forcë incidentet në ndeshjet Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur për të refuzuar çdo formë të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi,” shkruhet në deklaratë (via Euronews).

FIFA, organi ndërkombëtar drejtues i shoqatave të futbollit, theksoi se “aktualisht po analizon raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës në mënyrë që të përcaktojë veprimet më të përshtatshme.”