Showbiz dhe TV

Genta Ismajli konfirmon shtatzëninë: ‘Gjithçka po bëhet më e çuditshme’

Shkruar nga Anabel

10 Tetor 2021

Genta Ismajli konfirmon shtatzëninë: ‘Gjithçka po

Pas disa kohësh aludimesh, Genta Ismajli konfirmoi se ajo dhe partneri i saj, Usta, do të bëhen prindër.

Në një video të postuar në Instagram, ku shfaqen të dy në makinë, këngëtarja shkruan:

“Gjithçka po bëhet më e çuditshme dhe unë pyet veten se kush je, kush në jetë do të bëhesh e kujt nga ne do t’i ngjasosh?”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli)

Genta konfirmoi lidhjen me biznesmenin turk në nëntor 2019, ndërsa në shkurt tregoi se është fejuar dhe gjithçka është bërë serioze.

Në prill në "Ftesë në pesë" ajo u shpreh se vitin tjetër (2020) mund të bëhet nënë. Në lidhje me raportin e tyre, në një intervistë për “Prive”, Genta është shprehur:

“Unë dhe i dashuri im jemi njohur në një restorant. Jemi takuar aty, e kemi parë njëri-tjetrin dhe mendoj që ka qenë dashuri me shikim të parë.”

Asokohe, ata thanë se donin me patjetër të bënin fëmijë.