Health

Covidi i zgjatur ka një përkufizim zyrtar klinik nga OBSH

Covidi i zgjatur ka një përkufizim zyrtar klinik nga OBSH

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) publikoi një përkufizim zyrtar klinik për Covidin e zgjatur, i cili konsiderohet si “gjendja pas Covid-19” dhe zakonisht ndodh tre muaj nga fillimi i Covid me simptoma që zgjasin të paktën dy muaj.

"Simptomat e zakonshme përfshijnë lodhje, gulçim, mosfunksionim njohës, por edhe të tjera që në përgjithësi kanë ndikim në funksionimin e përditshëm. Simptomat mund të jenë të reja, pas rimëkëmbjes fillestare nga episodi akut, ose vazhdojnë nga sëmundja fillestare. Simptomat gjithashtu mund të luhaten ose të përsëriten me kalimin e kohës," shpjegoi Dr. Janet Diaz, drejtoresha e Menaxhimit Klinik në OBSH.

Ajo shtoi se përkufizimi klinik është "një hap i rëndësishëm përpara për të standardizuar njohjen e pacientëve që jetojnë me gjendjen pas Covid-19."

"Shpresojmë se do të ndihmojë punonjësit e shëndetit të njohin pacientët. Shpresojmë që politikëbërësit dhe sistemet shëndetësore të krijojnë dhe zbatojnë modele të integruara të kujdesit për t'u kujdesur për këta pacientë."

OBSH theksoi se përkufizimi mund të ndryshojë teksa dalin prova të reja "dhe kuptimi ynë për pasojat e Covid-19 vazhdon të evoluojë."

Një në tre persona të infektuar me koronavirus do të përjetojë të paktën një simptomë të Covidit të zgjatur, sugjeroi një studim i ri. Së fundmi, studiuesit në Universitetin e Oksfordit, Institutin për Kërkime Shëndetësore (NIHR) dhe Qendrën e Kërkimeve Biomjekësore Shëndetësore të Oksfordit (BRC) hodhën dritë mbi problemin pasi studiuan më shumë se 270,000 njerëz të shëruar nga koronavirusi në SHBA.

"Rezultatet konfirmojnë se një pjesë e konsiderueshme e njerëzve, të të gjitha moshave, mund të preken nga një sërë simptomash dhe vështirësish në gjashtë muajt pas infektimit me Covid-19. Mbi një e treta e pacientëve u diagnostikuan me të paktën një nga simptomat e Covidit të zgjatur midis tre dhe gjashtë muaj pas sëmundjes së tyre,” tha (via Guardian) Dr. Max Taquet.

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Elongated covid has an official clinical definition from the WHO

Covidi i zgjatur ka një përkufizim zyrtar klinik nga OBSH

The World Health Organization (WHO) has published an official clinical definition of prolonged Covid, which is considered the "condition after Covid-19" and usually occurs three months after the onset of Covid with symptoms lasting at least two months.

"Common symptoms include fatigue, shortness of breath, cognitive dysfunction, but also others that generally affect daily functioning. Symptoms may be new, after the initial recovery from the acute episode, or continue from the initial illness. Symptoms may also fluctuate or recur over time, "explained Dr. Janet Diaz, Director of Clinical Management at WHO.

She added that the clinical definition is "an important step forward in standardizing the knowledge of patients living with the condition after Covid-19."

"We hope it will help health workers get to know patients. We hope health policy makers and systems create and implement integrated care models to care for these patients."

The WHO stressed that the definition may change as new evidence emerges "and our understanding of the consequences of Covid-19 continues to evolve."

One in three people infected with coronavirus will experience at least one symptom of prolonged Covid, a new study suggested . Recently, researchers at Oxford University, the Institute for Health Research (NIHR) and the Oxford Center for Biomedical Health Research (BRC) shed light on the problem after studying more than 270,000 people cured of coronavirus in the US.

"The results confirm that a significant proportion of people, of all ages, can be affected by a range of symptoms and difficulties in the six months after Covid-19 infection. Over a third of patients were diagnosed with at least one of the symptoms of Covidium lasted between three and six months after their illness, "said (via Guardian) Dr. Max Taquet.