Kinema & TV

Netflix do të ndryshojë numrin e celularit që del në Squid Game sepse kësaj gruaje iu çmend telefoni

Shkruar nga Anabel

7 Tetor 2021

Netflix do të ndryshojë numrin e celularit që del në Squid

Ndodhia më e çuditshme "detyroi" Netflix të ndryshojë numrin e telefonit që shfaqet gjatë serive të Squid Game. Do thoni ju përse? Sepse një grua, që nuk ka asnjë lidhje me serialin është ankuar, duke thënë se telefoni i saj po "pushtohet" na thirrjet! 

Seriali koreano-jugor, a.k.a seriali më i famshëm për momentin që tregon historinë e një grupi prej 456 personash të cilët ftohen të rrezikojnë jetën në një lojë misterioze mbijetese për $38.7 milionë. Ata ftohen përmes një numri që të marrin pjesë në lojërat e fëmijëve jetë a vdekje për para. 

Gruaja e panjohur është ankuar se në telefonin e saj mbërritën me mijëra telefonata që e ftonin të luante aq sa ia bënë të pamundur të përballej dhe të fokusohej tek përditshmëria e saj. 

Ajo u shpreh për median lokale se numri që përdor prej më shumë se 10 vitesh gati nuk funksionon më prej telefonatave që lidhen me serialin. 

"Më është dashur të fshij rreth 4000 numra të huaj! Fillimisht s'e kuptova çfarë po ndodhte, por pastaj më thanë miqtë që numri im paska dalë në serial dhe aty bëra lidhjen."- u shpreh ajo.

Pavarësisht shqetësimit, gruaja ka refuzuar të marrë para kompesimi për shqetësimin e shkaktuar nga seriali i famshëm.

Netflix do të ndryshojë numrin e celularit që del në Squid

Burimi: BBC

MOS I HUMBISNI