Celebrity

Pse Shakira thotë se e 'torturon' partnerin, kur bëhet fjalë për fëmijët!

Shkruar nga Anabel

6 Tetor 2021

Pse Shakira thotë se e 'torturon' partnerin, kur bëhet

Shakia, në një intervistë për Cosmopolitan, ndër të tjera, foli pak edhe për ndjesitë e ndërlikuara të të qenit nënë dhe se si është e vështirë ta "fikësh" producenten brenda saj, edhe kur ajo po përpiqet të jetë thjesht "mami".

"Këtu hyn fati i të paturit një partner që është krejtësisht ndryshe në krahasim me ty në këtë kuptim" thotë Shakira. Mendja ime nuk ndalet kurrë. Unë ëndërroj dhe mendoj vazhdimisht për fëmijët e mi. E torturoj vazhdimisht burrin tim lidhur me ketë. Epo, ai nuk është 'burri' im...s'di si ta quaj".

- Ndoshta partneri/i dashuri/i fejuari?

"Ai është babai i fëmijëve të mi", vazhdon ajo duke qeshur. "E torturoj edhe për gjënë më të vogël që ka lidhje me fëmijët".

Shakira dhe Gerard e bënë romancën e tyre zyrtare në Instagram në fund të marsit 2011. Çifti solli në jetë djalin e parë, Milan, në janar 2013 dhe djalin e dytë, Sasha, në janar 2015. 

Dhe megjithëse Shakira thotë se e "torturon" gjysmën e saj, ajo thotë se Gerard Pique nuk mendon aspak kështu.

Burimi: Page Six