Kinema & TV

Netflix paditet pas 'Squid Game', por jo për arsyen që mendoni ju!

Shkruar nga Anabel

6 Tetor 2021

Netflix paditet pas 'Squid Game', por jo për arsyen që

Netflix po paditet nga një kompani transmetimi e Koresë së Jugut për rritjen e trafikut për të ndjekur serialin "Squid Game".

Kompania ka prodhuar disa seriale shumë të suksesshëm gjatë viteve: Stranger Things, Bridgerton, The Witcher, Money Heist, The Queen's Gambit, Sex Education etj. Megjithatë, ky prodhim i fundit (Squid Game) mund të jetë seriali më i njohur deri tani duke kryesuar platformat e transmetimit në të gjithë botën.

Në Korenë e Jugut, kërkesa për ta parë atë është aq e përhapur saqë po i ngarkon shumë ofruesit e shërbimeve të transmetimit broadband.

SK Broadband ka ngritur një padi kundër Netflix pasi seriali dyshohet se shkaktoi një rritje të trafikut. Firma beson se Netflix duhet të "ndihmojë" financiarisht me rritjen e trafikut të rrjetit dhe punën e mirëmbajtjes, raporton Reuters.

Ofruesit e tjerë të Koresë së Jugut gjithashtu kanë kritikuar marrëveshjen aktuale me Netflix dhe prodhuesit e tjerë të përmbajtjes të cilët nuk paguajnë për përdorimin e rrjetit pavarësisht se seriale si Squid Game shkaktojnë rritje të paparashikueshme të trafikut.

Një zëdhënës i Netflix u shpreh në një deklaratë për CNBC:

"Ne do të rishikojmë pretendimin e ngritur kundër nesh. Ndërkohë, do vazhdojmë të kërkojmë dialog të hapur dhe të eksplorojmë mënyrat e punës me SK Broadband në mënyrë që të sigurojmë një përvojë pa probleme për klientët tanë të përbashkët".

Bashkë-CEO i platformës Ted Sarandos foli kohët e fundit për suksesin e serialit, duke vënë në dukje se ishte numri një "kudo në botë" dhe do të jetë "shfaqja më e madhe jo në gjuhën angleze në botë, me siguri." Ai gjithashtu tha se ka "një shans shumë të mirë që do të jetë shfaqja jonë më e madhe ndonjëherë", referuar numrit të njerëzve që e kanë parë dhe do ta shohin.

Burimi: Unilad

MOS I HUMBISNI