Twitteri është ndoshta një nga platformat e vetme që prej vitesh lufton keqinformimin dhe abuzimin që mund të bëhet në “emër të fjalës së lirë”. Për të zhvilluar më shumë opsionet si edhe për të rritur potencialin e tij, Twitter-i do të bëjë të mundur që përdoruesit të shpërndajnë mesazhe audio në vend të tekstit.
Kompania tha së fundmi (via CNN) që do të lejojë “një grup të kufizuar” të përdoruesve të iOS që të krijojnë postime përmes zërit të tyre. Në javët e ardhshme, përdorues të tjerë do të kenë mundësi që të postojnë përmbajtje të tilla. Në këto momente, është ende e paqartë nëse funksioni do të jetë i aksesueshëm më vonë për të gjithë përdoruesit në mbarë botë dhe në gjuhët e kombeve të tjera, apo do të njohë vetëm anglishten ose gjuhë të tjera më të përhapura.
Vendimi erdhi pasi një aplikacion – i njohur me emrin Clubhouse – u lejoi përdoruesve të shpërndanin mesazhe zanore. Sigurisht që aplikacioni nuk pati ndonjë sukses të jashtëzakonshëm, por ka të gjithë potencialin për ta patur.
Megjithatë me rëndësi është edhe mënyra se si Twitter do të kontrollojë abuzimet që mund të bëhet. Një zëdhënës i Twitter tha se janë duke punuar për të krijuar një sistem shtesë monitorimi.
Një opsion i tillë mund të jetë një shtysë e mirë për njerëzit që janë aq të zënë me punë sa do t’ja dinë vlerën risisë së re të platformës. Ose mund të jetë një shtysë për të mos hapur Twitter, sepse kush do të dëgjojë veten kur flet?! Nuk dihet si do të pritet opsioni edhe nga vetë njerëzit e fiksuar pas Twitter-it. Platforma mund të jetë më cool, por mund të mos duket më si Twitter.