Social Buzz

Ky djalë u jep studentëve $1000 për të luajtur 'Squid game' në jetën e vërtetë!

Shkruar nga Anabel

4 Tetor 2021

Ky djalë u jep studentëve $1000 për të luajtur 'Squid

Videot sfiduese të YouTuber-it Jimmy Zhang shpesh lidhen me fitnesin, por në këtë të fundit nuk është ai që sfidohet, përkundrazi. Zhang po vë në lojë njerëzit me një version të lojës "Squid".

Seriali korean "Squid Game" është bërë një hit gjigant i Netflix gjatë dy javëve të fundit. Ai ndjek personazhin kryesor Gi-hun, të cilit, së bashku me një mori personazhesh të tjerë i ofrohet mundësia të lirohet nga borxhet, nëse përfundon një seri lojërash të thjeshta. Nuk po zbulojmë më shumë, në rast se nuk e keni parë ende serialin (Na falenderoni më vonë).

Zhang po udhëton në kampuse të ndryshme universitetesh dhe po u ofron të rinjve mundësinë për të fituar ca para me lojën e kthimit të zarfit nga sipërfaqja. Nëse ata fitojnë, ai u jep 1000$, në të kundërt, një shuplakë në fytyrë.

Squid Game ka frymëzuar një numër sfidash virale që nga publikimi në Netflix. Seriali është bërë viral në të gjitha rrjetet sociale si TikTok, Instagram etj.

Burimi: Men's Health

MOS I HUMBISNI