Kinema & TV

A do të ketë sezon të dytë për ‘Squid Game’?

Shkruar nga Anabel

4 Tetor 2021

A do të ketë sezon të dytë për ‘Squid

Krijuesit dhe regjisorit Hwang Dong-hyuk iu desh një dekadë për ta sjellë para publikut “Squid Game”. Njerëzve iu deshën vetëm disa ditë për ta kthyer në serialin më të përfolur të momentit. Pas suksesit të nëntë episodeve të sezonit të parë, a do të ketë një sezon të dytë?

Për momentin, nuk është konfirmuar një sezon i dytë nga Netflix dhe krijuesi. Megjithatë, ekziston një mundësi që seriali të vazhdojë.

Në një intervistë për Variety, Hwang tha se ideja e një sezoni të dytë është një mundësi, por mund të jetë pak larg. "Unë nuk kam plane të zhvilluara mirë për ‘Squid Game 2’," tha ai. "Është mjaft e lodhshme të mendosh për të.”

A do të ketë sezon të dytë për ‘Squid

Ndër të tjera, u shpreh: “Por nëse do ta bëja, sigurisht që nuk do ta bëja vetëm. Do të kisha parasysh përdorimin e dhomës së shkrimtarëve dhe do të doja shumë regjisorë me përvojë."

Me “dhoma e shkrimtarëve” ai i referohet praktikës ku krijues të shfaqjeve dhe skenaristë të shumtë bashkëpunojnë për komplotin dhe skenarin.

A do të ketë sezon të dytë për ‘Squid

Duke marrë parasysh popullaritetin, mundësitë që “Squid Game” të vazhdojë janë të larta.

 

MOS I HUMBISNI