Aftësitë tuaja në komunikim do t'ju vendosni përballë garave gjatë gjithë muajit. Jupiteri, udhëheqësi juaj ndodhet aktualisht në shtëpinë e komunikimit dhe do të bëjë gjithçka për t'ju ndihmuar drejt suksesit. Në fillim të muajit, përpiquni të jeni aktivë në grupe qoftë profesionale apo edhe shoqërore. Për më tepër do të doni të ndihmoni njerëzit në nevojë përmes një eventi bamirësie.
Gjatë tetorit kurseni kohë për t'ja dedikuar qejfit dhe dashurisë. Këto mund të ndodhin kur të doni ju, kështu që shfrytëzojini. Hëna e Re e 6 tetorit do të ndezë një romancë të re, kështu që përgatituni. Do të filloni të shihni që miqtë po luajnë një rol më të rëndësishëm se zakonisht në jetën tuaj. Qëndroni aktiv edhe në rrjete sociale, sepse siç duket, njerëzit duan t'ju ndjekin.
Nëse keni lidhje me komunikimin, jeni shkrimtar, aktor, mësues apo blogere, ndërveproni më shumë me audiencën dhe tregoni më shumë nga vetja. Do t'ju japë kënaqësi më shumë nga mendoni.
Në 30 tetor do të filloni të ndjeni nevojën për të pushuar dhe për privatësi në jetën tuaj. Marsi hyn në shenjën e Shigjetarit në 13 dhjetor dhe do të qëndrojë aty deri në 24 janar të 2022-it. Gjatë kësaj kohe keni nevojë të shlodheni, pasi Marsi në shenjën tuaj ndonjëherë është rraskapitës!
15 tetori do të jetë një nga ditët më produktive. Çdo gjë që do të bëni do të jetë në favorin tuaj. Çdo gjë që keni bërë në muajt e shkuar do të shpërblehen tani, pavarësisht se Mërkuri është në prapavijë do t'i ndjeni frytet e punës suaj. Mos e lër Mërkurin e mërzitur të ndikojë në ditët e tua- ke mjaftueshëm eksperienca me të, prandaj mund t'ja dalësh.
Dashuria dhe romanca do t'ju mbushin zemrën gjatë 20 tetorit. Mund të ndodhë një ngjarje që do ta mbani mend gjatë, prandaj shënoni datat 18-25 tetor. Nëse jeni vetëm, Hëna e Plotë do të rrisë shanset për të takuar dashurinë e jetës, e ndërsa nëse jeni shtatzënë dhe në ditët tuaja, mund të lindni gjatë 18-25 tetorit.
Nëse jeni të lidhur, kaloni kohë me partnerin ose planifikoni një udhëtim të shkurtër luksoz. 31 tetori është dita më e mirë e muajit dhe ju duhet ta shfrytëzoni për të firmosur një kontratë. Nëse s'keni asgjë për të firmosur, bëni një udhëtim, shitje, apo një prezantim që e mendonit prej kohësh. Vetëm mos e shpërdoroni kot!
Tetori do të jetë shumë emocionues për karrierën tuaj dhe kjo që lexuat është muzikë për veshët! Konsideroheni si një nga shenjat më ambicioze dhe si Bricjap që jeni reputacioni dhe integriteti ka shumë rëndësi për ju. Tetori sjell mundësitë më të mira që keni parë deri tani, që do të thotë se duhet të tregoni gjithë vëmendjen për t'i kapur dhe shfrytëzuar. Do të merrni një pozicion, përgjegjësira dhe fuqi të reja dhe çfarë ju emocionon më shumë se kaq?
Hëna e Re do të t'ju japë vëmendje nga njerëz të rëndësishëm dhe do të keni mbështetjen e tyre. Në të njëjtën kohë, mund të kërkoni rritje rroge dhe pozicionin që doni, keni gjithë luksin për ta bërë. Thjesht duhet pak vendosmëri prej jush!
Tek puna aktuale ku jeni, pyeteni shefin nëse ka nevojë për kualifikime të tjera që të të jepen më shumë përgjegjësi. Bëni një listë me kontributet që jepni në kompani dhe jini të qartë. Ju doni një të ardhme dhe e meritoni plotësisht.
Mërkuri do të jetë në prapavijë deri në 18 tetor, prandaj nëse ndjeni që progresi juaj po ulet mos bëni asgjë për ta ndaluar. Lërjani universit në dorë. Kur Mërkuri dhe Saturni të kthehen nga prapvija, financat tuaja do të rriten dhe s'do të keni asnjë lloj ndrojtjeje për të kërkuar rrogën që meritoni.
Ky do të jetë muaj i zënë me punë, por në 20 tetor do ta ktheni menjëherë vëmendjen nga familja dhe shtëpia. Nëse keni nevojë për të blerë një shtëpi, për ta marrë me qira apo shitur, bëjeni rreth kësaj date.
28 tetorin shfrytëzojeni sërish për karrierën- jepni një intervistë ose bëni një prezantim. Keni një muaj shumë të rrallë dhe të veçantë dhe në fundin e tij mund ta gjeni veten në një vend komplet tjetër nga ky që jeni tani.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.