Biznesi

Elon Musk vs Jeff Bezos: Rivaliteti qesharak i dy njerëzve më të pasur në botë

Shkruar nga Anabel

29 Shtator 2021

Elon Musk vs Jeff Bezos: Rivaliteti qesharak i dy njerëzve më të

Po këta pse duhet të jenë rivalë? Dëgjo, mos gjyko. Fakti që janë më të pasurit në botë nuk do të thotë të mos ketë konkurrencë.

Ok, ndoshta u nxitova. Më thuaj. Ç’po diskutojmë? Elon Musk tha për Forbes se do t’i dërgojë një statujë gjigante Jeff Bezos me numrin dy, së bashku me një medalje argjendi.

Pse? Sepse e mundi atë dhe tani është personi më i pasur në botë.

A mund t’i gjykoj tani? Patjetër. Tani vazhdo.

Gjëja më qesharake, e pakuptimtë (dhe e neveritshme) që kam dëgjuar këto ditë. Ok, mos e tepro. Nëse një miliarder i pasur në mënyrë qesharake nuk mund të tallet me një miliarder tjetër të pasur publikisht, atëherë cili është qëllimi i të pasurit të gjithë atyre parave?

Të bëjnë diçka të dobishme ndoshta? Të ndihmojnë për kancerin? Qëndron. Aq më tepër që ndryshojnë vazhdimisht vendet. Në janar ishte Elon, Bezos mori kurorën një muaj më vonë. Pastaj në mars, Musk kishte më shumë, pastaj Bezos.

Pra, çfarë ndodhi këtë herë? Bezos humbi një miliard dollarë të hënën.

Oh, shumë e madhe parash. Çfarë ndodhi? A do shesë shtëpinë? Si do ia dalë tani? Thjesht aksionet e Amazon ranë me gjysmën e 1%. Kaq.

Seriozisht? Rivalitet për paratë! Epo, para dhe hapësirë.

Hapësirë? Po. Bezos dhe Musk janë gjithashtu të përfshirë në një betejë se kush mund të bëhet i pari njeri i pasur që kolonizon hapësirën. SpaceX e Musk së fundmi nënshkroi një kontratë e NASA -s me vlerë 2.9 miliardë dollarë dhe kompania Blue Origin e Bezos ngriti një padi për ta kundërshtuar atë.

Oh, Perëndi! Musk dëshiron të kolonizojë Marsin, por Bezos e ka tallur për këtë. Bezos dëshiron që Amazon të lëshojë satelitë me rreze interneti në hapësirë, gjë që e bëri që Musk ta quante atë një “kopjac”. E kështu me radhë.

Përplasje qesharake njerëzish të pasur.

- Përshtatur nga Guardian