KORONAVIRUS

Po, mund të keni Covid-19 dhe grip në të njëjtën kohë: Çfarë i ndodh trupit në këto raste!

Shkruar nga Anabel

29 Shtator 2021

Po, mund të keni Covid-19 dhe grip në të njëjtën

Ndërsa mjekët shqetësohen për versionet e reja të koronavirusit, ekziton dhe mundësia për një tjetër "luftë": Atë të dy viruseve në të njëjtën kohë.

Dr. Adrian Burrowes, mjek familjar, thotë se "ju mund të merrni gripin dhe Covid-19 në të njëjtën kohë dhe kjo do ishte katastrofike për sistemin imunitar".

Ndërsa sipas epidemiologes, Seema Yasmin, "infektimi me njërën mund t'ju bëjë më të prekshëm për t'u sëmurë me tjetrën sepse trupi dobësohet, mbrojtjet bien dhe kjo ju bën më të prekshëm për të marrë një infeksion të dytë".

Si Covid-19, ashtu edhe gripi, mund të sulmojnë mushkëritë, duke shkaktuar potencialisht pneumoni, lëng në mushkëri ose probleme me frymëmarrjen, sipas CDC. Sëmundje të tjera përfshijnë dëmtime kardiake, inflamacion të zemrës, trurit ose indeve të muskujve.

Të paturit e dy sëmundjeve njëkohësisht, rrit rrezikut e efekteve afatgjata për secilën nga problemet e përmendura më lart.

Sidoqoftë, është shumë herët për të ditur saktësisht se sa më e keqe mund të jetë kjo krizë e dyfishtë, në krahasim me secilin virus më vete. Nuk ka ende shumë të dhëna për njerëzit që i kanë të dyja sëmundjet në të njëjtën kohë. 

Është e sigurt se të dy viruset së bashku, mund të jenë më të dëmshëm për mushkëritë dhe të shkaktojnë më shumë probleme me frymëmarrjen. Mjekët dyshojnë se edhe potenciali për pneumoni do të ishte më i lartë. Mushkëritë nuk mund të marrin oksigjen të mjaftueshëm në gjak.

Lexoni artikujt e mëposhtëm për më shumë rreth dallimit të gripit, koronvirusit, alergjive etj:

Burimi: CNN

MOS I HUMBISNI